“Bombë” në ‘Për’puthen’/ Anxhela i tha se s’ka më pëlqim, Arbri nxjerr foto duke u puthur me të: Kisha ndjenja reale për ty

27/10/2022 18:56

Thyerja e rregullave nuk është më diçka e pa ndodhur në këtë sezon të ‘Përputhen’. Në puntatën e ditës së sotme është zbuluar një histori mes Anxhelës dhe Arbrit, madje është bërë publike edhe një puthje e fotografuar mes tyre.

E gjithë kjo ndodhi pas refuzimit që Arbri mori nga Anxhela, e cila tha se nuk ka më interes për të e se mes tyre nuk ka pasur asgjë.

Arbri: Kjo tregon zero interes? Ka ndodhur me 20 shtator. Historia ime këtu është e vërtetë, unë jam real. Kisha ndjenja të vërteta për Anxhelës.

Anxhela: Atëherë kisha pëlqimin e madh për ty.

Arbri: Ka ndodhur edhe para një jave.

Anxhela: Për çfarë e ndore? Ta dish se çfarë mendimi kam unë për ty tani nuk do kishe fytyrë të më dilje para. S’ke edukatë fare, më vjen keq për familjen tënde.

Arbri: Ti s’më tregon mua edukatën.

Top Channel