Një shqiptar “tremb” Romën në Helsinki, por verdhekuqtë rikthejnë shpejt avantazhin

27/10/2022 22:42

Përparim Hetemaj i shënon Romës së Mourinhos në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

Futbollisti me origjinë shqiptarë (ka përfaqësuar Finlandën në rang përfaqësuesesh) realizoi në minutën e 54-t, pas pasimit të marrë nga Abubakari, duke barazuar përkohësisht rezultatin (në fundin e pjesës së parë verdhekuqtë kishin kaluar në epërsi falë golit të Abrahamit).

Një goditje e shpejtë e mesfushorit 35-vjeçar, e pakapshme për portierin e Romës Patricio.

Gjithsesi, vetëm pak minuta më vonë, skuadra e Mourinhos u rikthye në epërsi teksa Haskonen e devijoi topin në mënyrë të pavullnetshme drejt portës së tij./ Super Sport

 

Top Channel