Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë  një konference për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama tha se BE-ja do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me një paketë mbështetëse energjetike për të përballuar krizën.

Do të jetë një mbështetje prej 80 milionë euro në grante për Shqipërinë.

Një paketë tjetër mbështetëse nga BE-ja  pas janarit të vitit 2023 prej 500 milonë euro në grante synon investimin në strukturën energjetike të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e KE-së tha se do të investohet në Vaun e Dejës dhe në modernizimin e hidrocentralit të Fierzës.

Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare dhe çdo kartë të OKB-së dhe ne e ndjejmë që Rusia po përdor në fakt energjinë si armë, po manipulon tregjet dhe natyrisht që ne të gjithë i ndjejmë efektet që sjellin si rrjedhojë të gjitha këto çështje që kanë të bëjnë me hallkat e pasigurta të sigurisë së furnizimit me energji. Fatmirësisht siç e thatë Shqipëria nuk ka fare varësi te gazit rus, kjo për shkak të sistemit tuaj të energjisë nga burime hidrike, por natyrisht që energjia elektrike që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat që ne shikojmë në treg dhe këto çmime kaq të larta stratosferike dhe kjo sjell ndikim edhe në Shqipëri.

Ne në BE kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është me anën e unitetit dhe solidaritetit dhe për shkak e me këtë problem ne përballemi të gjithë sëbashku, kjo do të thotë unitet dhe solidaritet edhe më Shqipërinë.

Pra ne jemi pjesë e një unioni për energjinë, prandaj ne po propozojmë një paketë mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor, të njëjtën gjë po bëjmë edhe në BE duke përfshirë së pari mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore për të ndihmuar mos vuajtjen e ndikimit që kanë çmimet e larta e energjisë tek familjet qytetarë, bizneset, siç e thatë edhe ju. Pra, do të jenë 80 milionë euro në grante dhe në rast se e kam kuptuar siç duhet, ju keni një sistem që është i mirë, pra funksionin për të ndihmuar familjet, por edhe bizneset e vogla në këtë kohë të vështirë.

Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme, por me mbështetjen që do të vijë pas janarit. Në fakt në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë mbështetja për sistemin e energjisë. Këtu po flasim për 500 milionë euro në grante për të investuar në infrastrukturën energjetike për të gjithë rajonin, që do të thotë që do të kanalizohet me anën e planit ekonomik të investimeve për Ballkanin Perëndimor i cili po funksionon tashme në këto momente këtu sepse është e vërtetë, unë e pashë në fakt personalisht fillimin e linjës hekurudhore që ju përmendët, por për mua është shumë e rëndësishëm që ne të investojmë me energjinë e rinovueshme sepse energjia e rinovueshme prodhohet në vend, na bën të pavarur, krijon vende pune në rajon dhe është e mirë dhe për mjedisin.

Investimi do të jetë për shembull në impiantin lundrues diellor, në një vend Vau i Dejës, shpresoj që e kam shqiptuar siç duhet, nuk e di a e kuptuat, Vuan e Dejës. Modernizimin e hidrocentralit të Fierzës dhe në fakt u habita shumë kur dëgjova që prodhon 1/4 e energjisë elektrike në vend si edhe plani po ndihmon me rinovimin e eficencës energjetikë të godinave të Qytetit Studenti, të Universitetit të Tiranës. Këto janë vetëm disa shembuj por tregojnë orientimin, drejtimin në të cilin ne po ecim.

Kryeministër, i dashur Edi, unë mendoj që sërish Shqipëria mund të ndihet krenare për arritjen e saj sepse nga fjalët dhe nga veprat ju keni treguar që qytetarët e Shqipërisë kanë treguar jo vetëm largpamësi, por edhe rezistencë dhe jeni në rrugën drejt Bashkimit Europian, kështu që nga ana ime urime, përgëzime për datën 6 dhjetor dhe do takohemi sërish këtu në Tiranë me Këshillin Europian dhe do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor këtu në Tiranë dhe do të jetë vërtetë një takim ky tejet i rëndësishëm, kështu që me shumë dëshirë po pres këtë takim, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së theksoi se hapja e negociatave është sukses i Shqipërisë pas shumë viteve me përpjekje dhe punë.

Ajo i quajti shembullore përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur rendin ndërkombëtar në OKB në lidhje me luftën në Ukrainë.

“Sa shumë kanë ndodhur që nga vizita ime që para një viti, hapja e negociatave ishte suksesi juaj, është suksesi i shumë shumë viteve me plot përpjekje dhe punë që ka bërë Shqipëria, rezultat i shumë viteve me durim, ju keni mbajtur një vëmendje shumë të fortë tek procesi i integrimit dhe kjo solli negociatat, ju keni treguar përkushtimin ndaj BE  dhe përgjigjen e BE ndaj luftës së Rusisë. Është shembullore që Shqipëria në formë aktive ka mbrojtur rendin ndërkombëtar në OKB,  kjo ju nderon sepse na tregon që jemi një komunitet me të njëjtat vlera që mund t’i ndajmë. Raporti ka treguar se sa përparim ka bërë Shqipëria, ne  e dimë nga përvoja se është parakusht por nuk është e lehtë se kërkon shumë forcë, ju keni miratuar edhe masa të reja për gjithëpërfshirjen e shoqërisë, ekonomia është bërë më e fortë pas covidit, këto janë arritje në një kohë plot sfida, për këtë e kam fjalën për agresionin rus në Ukrainë, Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare, ne e ndjejmë që Rusia po përdor energjinë si armë dhe ne të gjithë i ndjejmë efektet të cilat kanë të bëjnë me hallkat e sigurisë së energjisë. Energjia që vjen në Shqipëri ndikohet nga trazirat që kemi në treg, kjo ndikon edhe në Shqipëri”, theksoi ajo.

Top Channel