Dënohet me vdekje amerikani që vrau policin e parë në SHBA me turbanin indian në kokë (fotot)

27/10/2022 16:53

Prokurori e përshkruante vrasësin e oficerit të njohur si një “sociopat anti-social”

Robert Solis u dënua sot me vdekje për vrasjen e zv. sherifit Sandeep Dhaliwal, që u bë oficeri parë i policisë në SHBA që mbante në kokë turbanin karakteristik indian gjatë detyrës.

Vendimi i jurisë erdhi pasi 50 vjeçari Solis, u shpall fajtor për vrasjen e Dhaliwal gjatë një ndalimi rutinë në trafik në vitin 2019. Juria kërkoi vetëm 25 minuta për të marrë vendimin e fajit.

Prokurorja Lauren Bard i kërkonte jurisë dënimin kapital duke pyetur: “Si mund të dënosh dike që nuk i trembet pasojave?”, ndërsa përshkruante Solis si “manipulues, narcizist e psikopat anti-social”.

E përditshmja Houston Chronicle shkruante se Solis tha në mbrojtje të vetes se Dhaliwal po e arrestonte padrejtësisht dhe se e qëlloi gjatë tentativës së arrestimit.

Dhaliwal ishte përshkruar më parë nga mediat amerikane si “oficer që po bënte historinë” teksa u bë i pari që u lejua të mbante mjekrën dhe turbanin tradicional të besimit Sikh, që është i njohur në Indi, e gjithashtu në Pakistan e gadishullin arabik.

FOTO GALERI
1/5
Solis, u shpall fajtor për vrasjen e Dhaliwal gjatë një ndalimi rutinë në trafik në vitin 2019

Top Channel