E martë, 24 Maj 2022
14:05
Plot me birra në tavolinë! Tifozët holandezë “zaptojnë” bar-kafetë e Tiranës

Dhjetra tirofzë holandezë të Feynordit kanë mbërritur tashmë në Tiranë, teksa presin orët deri në finalen e madhe që do të zhvillohet nesër në “Air Albiana”.

13:49
Dy avionë luftarakë francezë përplasen në ajër, momente tmerri!

Pamjet që tregojnë momentin e frikshëm kur dy avionë luftarakë francezë përplasen në ajër gjatë një shfaqjeje ajrore kombëtare në një bazë ushtarake në jugperëndim të Francës, po bëjnë xhiron e rrjetit.

13:40
”Kremlini më quan tradhtar”, diplomati rus nuk tërhiqet: Rusia po bën krime në Ukrainë!

Diplomati i lartë rus që la punën në shenjë proteste ndaj luftës “të përgjakshme dhe të palogjikshme – të filluar nga Vladimir Putin kundër Ukrainës”, i tha BBC se e di mirë që vendimi i tij për të folur hapur mund të nënkuptojë se tani Kremlini e konsideron tradhtar.

13:36
Do të ketë bashkëpunim me Berishën? Si përgjigjet zyrtari i Parlamentit Europian

Zv. presidenti i Grupit Parlamentar të PP, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike tani që drejtohet nga Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga DASH tha se vendimi do të bëhet publik javën e ardhshme, në mbledhjen e PP-së në Roterdam.

13:21
McAllister: Bashkimi Europian s’ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i kanë përmbushur kushtet

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

13:16
“Punë ka por s’ka profesionistë”/ Rama nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës: 1500 vende të lira pune

Nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës kryeministri Edi Rama e ilustroi me këto shifra qëndrimin e tij të kahershëm që “punë ka por nuk ka profesionistë”.

13:09
Kina paralajmëron Shtetet e Bashkuara: Guxoni e hyni në çështjet tona të brendshme!

Kina reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në rast sulmi ndaj Tajvanit, duke shprehur pakënaqësinë e saj dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtyre komenteve.

13:02
Kievit i nisen armët më të avancuara, Kissinger: Ukraina të lëshojë dicka për paqen!

Ish-sekretari legjendar i shtetit amerikan, Henry Kissinger i kthyer në konsulent globa, bëri një pohim befasues në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

12:59
Njëri vrau kolegun, tjetri plagosi qytetarin/ Arrestohen policët Ludjan Zaimi dhe Lutfi Gjyla

Efektivi Ludjan Zaimi, 20-vjeçari që vrau me armë kolegun mbrëmjen e djeshme dhe efektivi Lutfi Gjyla që plagosi një qytetar, tashmë ndodhen në pranga dhe mbi ta rëndojnë vepra penale.

12:52
Harta/ Si do të bëhet lëvizja e këmbësorëve dhe makinave gjatë finales së UEFA Europa League

Një hartë, që ndihmon qytetarët për të lëvizur në kryeqytet gjatë ditës së mërkurë, kur do të luhet finalja e UEFA Europa League në Tiranë, është shpërndarë nga policia.

12:51
Java greke e kulturës/ Ministrja greke hapi aktivitetet në Tiranë (Intervista)

Pas javës italiane, nisën në Tiranë edhe javët e kulturës greke, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë aktivitetesh që së bashku edhe me organizimet në kuadër të finales së madhe të Conference League, mbushin ditët e Tiranës.

12:36
Dyshimet për bombë në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, alarmi rezulton i rremë

Dyshimet për bombë pranë rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë alarmuar policinë, që ka rrethuar zonën.

12:24
Kundër luftës, por pro turistëve: Turqia josh rusët me lehtësira pagesash!

Pavarësisht nga lufta në Ukrainë, Turqia shpreson të bëjë biznes me shumë pushues nga Rusia.

12:18
Biden përshëndet kryeministrin Albanese: Një rrugëtim i jashtëzakonshëm! 

T’i urosh fat të mirë një lideri botëror të sapozgjedhur është një gjë, por presidenti i SHBA Joe Biden i uroi kryeministrit të porsazgjedhur Australian edhe natën e mirë e gjumë të ëmbël.

12:18
Finalja e Conference League në Tiranë, Totti: Si tifoz shkoj kudo për Romën

Legjenda e skuadrës së Romës, por edhe kombëtares Italiane, Francesco Totti ka rikonfirmuar se do të jetë në Tiranë për ndeshjen finale të Conference League, të “verdhë e kuqve” kundër Feyenoord, që do të luhet më 25 maj në orën 21:00 në “Air Albania”.

12:17
Lorik Cana ka një këshillë për Kumbullën: Doja Marseillën në finale se unë jam lacial!

Ambasadori i Conference League dhe një prej legjendave të kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana foli për Supersport nga Fan Zone në sheshin Skënderbej, teksa theksoi se do të dëshironte të ishte në fushë, ndërsa shtoi se priste në finale Marseillën ish-ekipin e tij.

12:09
Manja: Drejtoresha dhe zyrtarë të lartë të Agjencisë së Pronave të përfshirë në korrupsion, SPAK të vazhdojë hetimet

Zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe zyrtarë të tjerë janë gjetur të përfshirë në korrupsion, deklaron ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

11:30
Votimi i diasporës, Kryemadhi: Tre çështje kryesore të cilat duam t’i adresohen KQZ-së

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shtruar tre çështje në tryezën e KQZ-së ppër votën e emigrantëve.

11:28
Mbërrin kupa e finales së UEFA Conference League, ekspozohet në sheshin “Skënderbej”

Kupa e UEFA Conference League, për të cilën luftojnë të mërkurën Roma dhe Feyenoord ka mbërritur sot në Tiranë.

11:09
Vota e emigrantëve/ Mediu: Të marrim shembuj nga vendi perëndimor, jo të fusim duart

Kryetari i Lëvizjes Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se procesi për votën e emigrantëve duhet të bazohet me një shembull perëndimor.

11:08
“Mërgata, zona e tretë zgjedhore”/ Propozimet e Alibeajt për votimin nga jashtë

Deputeti Enkelejd Alibeaj kërkon që shtetasit që jetojnë jashtë vendit të përfshihen në një zonë të trembëdhjetë zgjedhore, në mënyrë që të kenë përfaqësuesit e tyre në kuvendin e Shqipërisë.

11:00
Fotot/ Bënte thirrje për veprime terroriste në rrjetet sociale, “Antiterrori” vë në pranga 56-vjeçarin nga Kukësi

Një 56-vjeçar nga Kukësi, Ibrahim El Salih(Lekica), ka rënë në pranga nga Drejtoria e Antiterroit, pasi postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

10:49
Gjiknuri: PS e gatshme për votën e emigrantëve, KQZ të çojë para procesin, të përfshihen edhe partitë e tjera

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri kërkoi që të niset puna për Reformën Zgjedhore dhe të bëhet e mundur vota e diasporës.

10:46
Votimi i diasporës/ Nikolla: Mund të arrihet në zgjedhjet e ardhshme! Ambasadorja Kim: Mbështesim procesin, forcon demokracinë

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit tonë mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, thotë kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla, në takimin që po mban këtë të martë KQZ në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Tiranë.

10:40
Vrasja e policit në komisariat/ Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi: Është përgjegjës direkt për aktet vrastare të narkobanditëve me uniformë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura dje në kryeqytet, ku u përfshinë  punonjës policie.

10:39
“Më vinte në lojë, nuk durova”, zbardhet dëshmia e efektivit të policisë që vrau kolegun brenda komisariatit

“Më ofendonte rëndë e më vinte në loje dhe nuk durova”, kështu është shprehur 25-vjecari Ludjan Zaimi, i cili një ditë më parë vrau kolegun e tij, efektiv policie, në komisariatin nr. 3 në Tiranë.

10:33
FOTO/ Vrau kolegun me armën e shërbimit brenda komisariatit, ky është polici 25-vjeçar

Ludjan Zaimi është polici 25-vjeçar I cili një ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e shërbimin kolegun e tij, Çaush Saliasi.

10:20
Tirana “kryeqyteti i futbollit” dhe kryefjala informative në SuperSport

Rrugëtimi drejt Tiranës nisi thuajse një vit më parë, me eliminatoret e Conference League, kompeticionit më të ri të UEFA-s, që do të kulmojë pikërisht mbrëmjen e 25 majit në kryeqytetin shqiptar, me finale e madhe Roma-Feyenoord.

10:07
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: 20 shtete janë zotuar për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Njëzetë shtete janë zotuar për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, më 23 maj, pas takimit të dytë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën.

10:05
Eurostat: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë foshnjore në rajon

Vdekshmëria foshnjore është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit në vendin tone edhe pse mirëqenia është rritur dhe varfëria është ulur, ç’ka logjikisht duhet të kishte ndikuar në uljen e fenomenit, mirëpo ka ndodhur e kundërta.

09:53
Erdogan: Mitsotakis për mua nuk ekziston! Reagon Athina

Me një sulm personal ndaj Kyriakos Mitsotakis dhe siç e cilësojnë mediet greke, dukshëm i irrituar nga rezultatet e vizitës së kryeministrit grek në SHBA, Rexhep Tajip Erdogan ka kaluar në nivel më të lartë të retorikave në marrëdhëniet greko-turke, duke ndërprerë çdo kontakt mes dy vendeve.

09:53
Nga kush u godit kreu i FSHF-së? Duka në Top Story: Nuk i kam dhënë arsye askujt

Top Channel u rreshtua në mbrojtjen tuaj kur u sulmuat nga qeveria në 2007-2008, por atëherë ishte e qartë, goditja vinte nga kryeministri. Kësaj radhe jeni të qartë se nga ju erdhi goditja? “Për këtë duhet të pyesni kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Nuk i kam dhënë arsye askujt për goditje individuale as institucionale. Unë […]

09:38
Skuadra e Feyenoord-it vjen sot, marrin autobus me qira në Tiranë

Skuadra e Feyenoord-it ka marrë në Tiranë një autobus me qira, ndryshe nga Roma, të cilës autobusi i mbërriti me traget një ditë më parë.

09:29
Vrasja dhe plagosja nga punonjës të policisë, AMP ngre dy grupe hetimore

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për zbardhjen e dy ngjarjeve të rënda që ndodhën mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku u përfshinë punonjës policie.

09:16
Finalja e UEFA-s, mbërrijnë në portin e Durrësit tifozët e Romës

Rreth 100 tifozë, mes të cilëve 35 ultras të Romës kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me tragetet e linjës së Barit në Durrës.

09:06
“Hajdeni hajdeni”/ Rama poston foton nga eksodi i shqiptarëve një ditë para ndeshjes Roma-Feyenoord

Një ditë para finales së madhe të Conference League, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar një foto nga eksodi i shqiptarëve i 32 viteve më parë, ku mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt Italisë.

08:53
Diktatura komuniste shqiptare përmes një historie dashurie

Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipërisë, Dr. Jonela Hoxhaj, u shfaq në Frankfurt filmi “Portreti i Pambaruar“, që trajton një histori dashurie të ndaluar gjatë dikaturës komuniste në Shqipëri.

08:41
Shqipëria po plaket shpejt! Mosha mesatare e grave arrin 39.1 vjeç, e burrave 37.3

Për shkak se jetojnë më gjatë, mosha mediane e grave në Shqipëri është më e lartë se burrave.

08:32
Forumi Ekonomik Botëror mes frikës nga recesioni dhe krizës klimatike

Lufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që ajo është edhe tema dominuese në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

08:27
Lija e majmunit/ Gjermania rekomandon karantinën dhe vaksinimin

Gjermania po i kushton vëmendje të shtuar lisë së majmunit; autoritetet shëndetësore gjermane duken të gatshme ta frenojnë infeksionin që në fillim, ndaj dhe po përgatisin masa të rrepta.

08:23
Turqia tërheq rusët me mjete pagese

Pavarësisht nga lufta në Ukrainë, Turqia shpreson të bëjë biznes me shumë pushues nga Rusia. Prandaj ajo ka lehtësuar pagesat, transferimet e parave dhe qasjen në llogari për qytetarët rusë.

08:12
Temperaturat arrijnë deri në 32 gradë! Mësoni parashikimin e motit për këtë të martë

Vendi ynë mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit.

E hënë, 23 Maj 2022
23:06
Lamerica u bë realitet…, ndeshja e vetme në histori që Shqipëria e ka fituar pa zbritur në fushë

Teksa shqiptarët mbi një kamion prehistorik udhëtonin drejt portit nga ku do të merrnin një anije të ndryshkur për të shkuar drejt Italisë, një italian nga Roma me kaçurrela dhe syze dielli përpiqej t’u shpjegonte se futbolli nuk ishte vetëm Inter, Milan e Juve.

23:00
Efektet e konsumit të ujit me limon sipas dietologëve

Me rritjen e temperaturave, konsumi i ujit për të shmangur dehidratimin bëhet edhe më i rëndësishëm.

22:56
Pfizer: Tre doza të vaksinës kundër Covid 19 të efektshme për fëmijët nën 5 vjeç

Tre doza të vaksinës Pfizer kundër Covid 19 ofrojnë mbrojtje të fortë për fëmijët e moshës nën 5 vjeç, njoftoi kompania Pfizer të hënën.

22:51
“Mitsotakis nuk ekziston për mua”/ Erdogan “shpërthen” ndaj kryeministrit grek

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka ashpërsuar retorikën ndaj kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, duke thënë se ai “nuk ekziston për të”.

22:27
36 raste me linë e majmunëve në Angli, më shumë se 100 në botë

36 raste të reja më linë e majmunëve janë zbuluar në Britaninë e Madhe duke çuar numrin total të rasteve të zbuluar atje në 57.

22:20
Përgjaket komisariati në Tiranë! Polici vret kolegun me armë, e bullizonte prej kohësh/ Dalin në dritë detaje të reja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku një punonjës policie ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij, pas një konflikti të ndodhur në sallën e mbledhjeve.

22:14
Krichbaum paralajmëroi ndërprerje të bashkëpunimit me PD-në nëse rikthehet Berisha/ Balliu: Ishte mendimi i tij personal, jo i CDU/CSU

Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum për çështje të Bashkimit Evropian e bëri të qartë se nuk do të bashkëpunojnë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

21:52
Zelensky në DAVOS: Armë dhe sanksione, vetëm kështu e ndalim Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë sanksione dhe armë kundër Rusisë gjatë një fjalimi virtual në ditën e parë të mbledhjes së Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

21:44
Polici qëllon kolegun me armë/ Shkoi në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë në sallën e operacionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, ku një punonjës policie ka vrarë me armë zjarri kolegun e tij, pas një konflikti të ndodhur në sallën e mbledhjeve.

21:42
PD nën drejtimin e Berishës/ Çupi: Si grupim mafioz, është forca e një bosi 30-vjeçar që ka dhënë privilegje

Sali Berisha është rikthyer pas nëntë vitesh në krye të Partisë Demokratike. Garën e kishte me kandidatin Ibsen Elezi, ndonëse rezultati nuk ishte aspak surprizë.

21:42
51 vjeçarja Naomi Campbell del ‘gjysmë e zhveshur’ me pelerinë puplash, Sara Sampaio vjen në premierën e Kanës me të kuqe (fotot)

Modelja veterane Naomi Campbell dhe ajo më e re Sara Sampaio ishin emrat më të njohur në pasarelën e Festivalit të 75-të të Kanës sot në ‘Palais des Festivals’.

21:26
Efektivi i dehur i FNSH-së plagos me armë 60-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor

Një efektiv i FNSH-së në gjendje të dehur ka plagosur me armë zjarri një 60-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.

21:10
Sali Berisha në krye të PD, Balliu në Top Story: Ka besimin e demokratëve

Klevis Balliu i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se Sali Berisha, tashëm kryetar i PD-së, ka besimin e demokratëve.

21:00
Sistemi i referimit dhe e-receta jashtë funksionit/ Pacientët pa ilaçe, shteti financoi mirëmbajtjen 187 milionë lekë

Sistemi i referimit on line të pacientëve si për te mjeku specialist po ashtu për të marrë ilaçet në farmaci nëpërmjet sistemit e-receta është prezantuar me shume bujë nga qeveria Rama.

20:43
Digjet raundi i dytë/ Alibeaj ironizon Ramën: Nuk duam një President tangoje, të jetë dikush që pranohet nga të dyja palët

Opozita nuk propozoi sot asnjë kandidat për Presidentin e Republikës, duke e çuar në dështim dhe raundin e dytë të procesit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

20:34
Presidenti i ri, Rama: Do të presim raundin e tretë, nëse do jetë i njëjti rezultat do të mblidhemi

Kryeministri Edi Rama, pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit tha se nmuk ka dialog mes opozitës dhe maxhiorancës.

20:25
Presidenti i ri/ Digjet raundi i dytë, asnjë propozim nga opozita

Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit është djegur, pasi nuk kishte asnjë propozim nga opozita.

20:24
Dorëhiqet diplomati i lartë rus: Më vjen turp për vendin tim

Një diplomat rus, që shërben në misionin e përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, njoftoi dorëheqjen si shenjë proteste kundër pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, duke thënë “mjaft është mjaft”.

20:20
Miratohet në Kuvend “Projekti i Butrintit” me 78 vota pro

Projekti i Butrintit u miratua me 78 vota pro këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend, pas shumë debateve mes opozitës dhe maxhorancës.

20:17
Sherri për Butrintin/ Debate të forta në Parlament për ligjin e menaxhimit

Në kuvendin e së hënës u diskutua dhe projekt ligji për menaxhimin e Butrintit.

20:11
Turistët e finales/ Holandezët kanë ardhur të parët, po qëndrojnë në hotelet e Durrësit

Finalja e Conference League e ka mbushur Shqipërinë plot me të huaj disa ditë para datës së ndeshjes.

20:08
Rama-Leskajt: Shko laje gojën mirë për të gjitha ato që ke thënë

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik ndaj opozitës këtë seancë plenare, ndërsa po diskutohet projekti i Butrintit i cili do të investohet nga fondi shqiptaro-amerikan.

20:01
“Meta kandidat për kryetar bashkie?”, Veliaj: Çfarë bënë në 30 vite, ç’do t’i ofrojnë Tiranës Saliu dhe Iliri?!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një lidhje live në edicionin e lajmeve në Top Channel u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta nuk i kanë dhënë asgjë Tiranës dhe vendit këto 30 vite, edhe pse kanë qenë më shumë se të gjithë në poste drejtuese.

19:58
Siguria e finales/ Tirana do jetë e mbyllur më 25 maj! Në qytet, dita pa makina

Ditën e mërkurë, Tirana do jetë në dispozicon të tifozëve dhe çdokujt që ka bileta për të ndjekur finalen e Conference League mes Romës dhe Feynordit.

19:55
Italia shënon 30 vjet nga vrasja e gjyqtarit anti-mafia Giovanni Falcone (fotot)

Zyrtarët në Palermo në jug të Italisë, shënuan sot 30 vjetorin e atentatit famëkeq me bombë ku u vra gjyqtari anti-mafia Giovanni Falcone.

19:54
Asnjë reagim nga PS për Berishën që rimerr drejtimin e PD-së/ Veliaj: Jemi kryeqyteti europian i rinisë, jo i pleqërisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, komentoi rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

19:40
Çela, fantazma e një vrasësi! Kush është njeriu që porosiste dhe kryente vrasjet e bandave

Ndërmjetës për porositë kriminale mes grupeve, një shofer i aftë të largonte vrasësit nga krimi, hakmarrës, vrasës gjakftohtë dhe përmbarues krimesh.

19:37
Dendias: Heqim ligjin e luftës, diskutim për minoritetin dhe pensionet e emigrantëve

Shefi diplomacisë greke Nikos Dendias vizitoi Tiranën me qëllimin për përmirësimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke, e posaçërisht për të çuar përpara në gjykatën e Hagës të zgjidhjen e mos-marrëveshjes për kufirin detar.

19:32
Berisha, heshtja që flet! Asnjë urim nga ndërkombëtarët për rizgjedhjen në krye të PD-së

Rikthimi i tretë i Sali Berishës ashtu siç pritej, nuk u duartrokit nga ndërkombëtarët.

19:06
Policia e Shtetit: 82 patenta të pezulluara vetëm të dielën në Rrugën e Kombit

82 shoferëve u është pezulluar patenta për kalim të normave të shpejtësisë, gjatë monitorimit të Policisë së Shtetit me makina inteligjente dhe radarët automatikë, përgjatë së dielës në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.  

19:05
Ibsen Elezi: Nuk lind dielli pse fitoi Sali Berisha, dielli lind kur respektohen rregullat!

Ibsen Elezi ishte i vetmi demokrat që u vendos përballë Sali Berishës në garën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

19:01
Rama-opozitës: I latë demokratët rrugëve s’dinë kujt t’i shkojnë mbrapa

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik ndaj opozitës këtë seancë plenare, ndërsa po diskutohet projekti i Butrintit i cili do të investohet nga fondi shqiptaro-amerikan.

18:56
Tabaku i kujton Teatrin Kombëtar, nuk kursehet Rama: Ishte paçavure! Më vjen keq që nuk e prisha më parë

Në debatin për projektin e ri për Parkun e Butrintit, deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka prishur ndërtesa ikonë të vendit si Teatri Kombëtar apo stadiumi “Qemal Stafa”.

18:54
“Ju s’po bëni dot PD siç ishte”, Rama: Po s’e rrafshuat do ju zërë brenda

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik ndaj opozitës këtë seancë plenare, ndërsa po diskutohet projekti i Butrintit i cili do të investohet nga fondi shqiptaro-amerikan.

18:46
Debati për Butrintin/ Tabaku: Pse zonat e mbrojtur përdoren për investime strategjike? Rama: Unë e hodha idenë për ta bërë Butrintin Par Kombëtar

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku dhe kryeministri Edi Rama kanë shkëmbyer replika të forta për projektin e Butrintit, në bashkëpunim me një fondacion shqiptaro-amerikan.

18:42
Rama-opozitës: Mos i qani hallin as Butrintit, as teatrit, as stadiumit e as Durrësit

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik ndaj opozitës këtë seancë plenare, ndërsa po diskutohet projekti i Butrintit i cili do të investohet nga fondi shqiptaro-amerikan.

18:41
17 raste të reja me koronavirus, vetëm tre pacientë në spitalin Covid

17 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 623 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

18:32
‘Nuk jam prishëse familjesh, është faji i gruas që Tony erdhi me mua’, thotë refugjatja që ndau çiftin (fotot)

Një refugjatë ukrainase në qendër të një trekëndëshi dashurie në Britani, fliste dje e përlotur me mediat duke insistuar se “Nuk jam një prishëse familjesh”

18:31
Krimet e luftës/ Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës: Rreth 13,000 hetime po zhvillohen

Rreth 13,000 hetime mbi krimet e dyshuara të luftës nga ushtarët rusë po zhvillohen në Ukrainë, sipas prokurorit të përgjithshëm i vendit. 

18:27
Projekti në Butrint, Rama: Ju e keni damkën në lule të ballit nga SHBA

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik ndaj opozitës këtë seancë plenare, ndërsa po diskutohet projekti i Butrintit i cili do të investohet nga fondi shqiptaro-amerikan.

18:17
Finalja e Conference League, Rama-Berishës: S’duhet të shkelni në stadium po të keni një fije karakter

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik ndaj opozitës këtë seancë plenare, ndërsa po diskutohet projekti i Butrintit i cili do të investohet nga fondi shqiptaro-amerikan.

18:11
Opozita kundër projektit për Butrintin/ Balla: “Non grata” e ka problemin me Amerikën, kur ishte në pushtet privatizoi dhe kalatë

Refuzimi i opozitës për të miratuar Projektligjin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, sipas socialistit Taulant Balla, vjen si pasojë e refuzimit që Sali Berisha u bën amerikanëve, që e kanë shpallur ‘non grata’.

18:02
Turqia biznes me turistët rusë, u krijon lehtësi për pagesat dhe transferimet e parave

Menjëherë pas sulmit të ushtrisë ruse në Ukrainë, Elena mbërrin në Stamboll. Ajo punon në marrëdhëniet me publikun për një universitet rus.

18:01
Punonjësit e argjendarisë përleshen me grabitësit me çekicë në videon dramatike nga Kalifornia (fotot)

Në disa pamje të rënda të kamerave të sigurisë tregohet një burrë i maskuar që hyn në një argjendari në qytezën Huntington Beach, nxjerr një çekiç dhe nis të thyejë vitrinat e xhamta.

17:58
Projekti në Butrint, Berisha: Një ndër marrëveshjet më shkatërrimtare për pasuritë tona

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë seancës plenare refuzoi miratimin e Projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë  kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së  Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

17:46
Trafik klandestinësh drejt SHBA, Kanadasë e Anglisë, GJKKO dënon trafikantët. Merrnin deri në 10 mijë për 1 vizë

GJKKO ka dhënë sot dënimet për bandën e trafikantëve të cilët trafikonin klandestinë drejt SHBA, Kanadasë apo Anglisë duke i marrë shumë të konsiderueshme parash në këmbim.

17:34
Prezantuesja australiane vdes papritur në moshën 42 vjeçare (fotot)

Prezantuesja e njohur australiane, ish-sportistja Erin Jayne Plummer ka vdekur “papritur” në moshën 42 vjeçare.

17:28
Meta takim me Osmanin: Shumë gjak është derdhur për Kosovën e lirë dhe të pavarur

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Junik të Kosovës, ku u takua me homologen e tij, Vjosa Osmani.

17:18
Gjyqi i famshëm Johnny Depp-Amber Heard/ Dëshmia e psikiatrit gjatë seancës (Fotot)

Sot po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard.

17:07
Dasma romantike dhe “after party” pasionant i Kourtney Kardashian dhe Travis Barker (Fotot)

Kourtney Kardashian e ka gjetur lumturinë pranë Travis Barker.

16:42
Meghan puthet me Harry dhe të gjithë shokët e tij të skuadrës, pas fitores në polo (fotot)

Meghan Markle e Princi britanik Harry dhanë dje një shfaqje të gjatë puthjesh publike, teksa ajo përgëzonte të shoqin për fitoren në një kompeticion polo.

16:41
Greqia u ndalon hyrjen qindra migrantëve

Greqia tha të hënën se ka parandaluar afër 600 migrantë që ta kalojnë Detin Egje dhe të hyjnë në ujërat e saj territoriale nga Turqia.

16:36
Çfarë duhet të hajë një grua për mëngjes

Justifikimet më të përhapura përse njerëzit heqin dorë nga mëngjesi janë:

16:32
Pesë ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.

16:31
Në konferencë për mediet krah Al Khelaifi-t, Mbappe tregon pse zgjodhi PSG-në dhe jo Real-in

E ardhmja e Kylian Mbappe prej rreth një viti ishte një nga temat më të diskutuara në media, me Real Madrid-in që kërkonte ta afronte te “Los Blancos” sulmuesin dhe nga ana tjetër, me klubin që ka në posedim kartonin e tij Paris Saint-Germain, që kurrsesi nuk pranonte të hiqte dorë nga 23-vjeçari.

16:29
Çfarë duhet të dini përpara se të blini një hekur për hekurosje? Zbulojeni Këtu

Sipas shumë hulumtimeve, hekurosja është puna më pak e pëlqyer nga të gjitha punët e shtëpisë.

16:25
Rama pas takimit me Nikos Dendias: Bisedë e frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë

Një bisedë e frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë, e cilësoi kryeministri Edi Rama takimin që pati këtë të hënë në zyrën e tij me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

16:16
“I kam fituar të gjitha finalet europiane”, Mourinho: Ndeshja në Tiranë për ne është si Champions League

Finalja në Tiranë po afron dhe Jose Mourinho i kërkon Romës përpjekjen e fundit për të ngritur trofeun e Conference League.