Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë e Bulqizës tha se  nga janari do të zhvillohen kurse pas mësimit për të gjithë të rinjtë.

Ai u shpreh se janë ngritur grupet e punës për kurse për kodimin, teknologjinë, artet, zejet apo aktivitet sportiv.

Rama: Nga janari do të ketë pas mësimit kurse për programimin, kodimin, teknologjinë, kurse për artet, zejet, dhe aktivitet sportiv. Janë ngritur skuadra në të gjitha shkollat, basketboll, volejboll meshkuj femra, do të vijojnë aktivitetet dhe do zhvillohen kampionatet në nivel shkollë, bashkie, vendi. Nuk është qëllimi të bëhen të gjithë sportistë, por të stimulohet aktiviteti dhe gjithë ajo ndjenjë e fortë skuadre, përkatësi që sporti e stimulon si askush tjetër, në pjesën tjetër unë besoj që përtej shkollës është e rëndësishme që sa më shumë të rinj të informohen për t’u punësuar kudo dhe kudo jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, pa lëvizur nga shtëpia dhe për të marrë paga më të mira se kryetari i bashkisë. Edhe në Shqipëri kemi vajza dhe djem të moshës suaj që janë të punësuar në tregun global online dhe që marrin paga shumë të mira, për fat të mirë janë, për fat të keq janë pak, me këtë punë kemi programin për të stimuluar edukimin të cilat të bëjnë të kapërcesh në një kohë të shkurtër atë që e bën për vite të tëra atë që e bën nga aktiviteti tradicional.

Top Channel