Sulmuesi bërtiti ‘ku është Nancy’? Detaje nga ngjarja në shtëpinë e ligjvënëses amerikane

28/10/2022 19:14

Një person që sulmoi bashkëshortin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, ishte në kërkim të vetë politikanes demokrate.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital pas një sulmit në shtëpinë e tyre në Kaliforni të premten në mëngjes ndërsa i dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në paraburgim.

Ai thuhet se hynë në shtëpi me një çekiç dhe pasi u përball me Paul Pelosin bërtiti “ku është Nancy?”.

Zonja Pelosi ishte në Uashington, dhe jo në rezidencën e San Franciskos, kur incidenti ndodhi të premten në mëngjes.

Zonja Pelosi është një nga politikanet më të fuqishme në vend. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021, duke e bërë të dytën në radhë të presidencës pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

Vendasja e Baltimorit ka përfaqësuar zonën e San Franciskos në Kongres që nga viti 1987, dhe zakonisht e ndan kohën e saj midis Kalifornisë dhe Uashingtonit.

Top Channel