“Raportimi më i mirë”/ Artur Bibe merr çmimin për raportimet e vështira nga Kievi nën bombardime

28/10/2022 13:36

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka fituar çmimin “Raportimi më i mirë i vitit 2022” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Bibe është shpërblyer për raportimin e tij nga Ukraina, ku për ditë me radhë solli ngjarjet e tmerrshme që ka shkaktuar lufta.

Puna e tij është vlerësuar lartë nga juria derisa sa vetë Bibe është vlerësuar për kurajën dhe guxmin si një reporter i luftës.

Gazetari i Top Channel me profesionalizëm arriti të përcjellë tek publiku shqiptarë situatën e krijuar në Kiev nga një sulm i paprovokuar.

Me mjeshtëri, Bibe raportoi për tmerrin që përjetuan ukrainasit nga bombardimet, largimin e tyre nga vendi dhe zhvillimet më të fundit në zonën e luftës. Ky është Top Channel nga Ukraina.

Një ndër raportimet e gazetarit të Top Channel nga Kievi:

FOTO GALERI
1/8

Top Channel