Iranianët protestojnë në Kiev kundër dërgimit të dronëve në Rusi (Foto)

28/10/2022 17:05

Iranianët, të cilët jetojnë në Ukrainë, janë fotografuar duke protestuar kundër qeverisë së Iranit dhe dërgesave të dronëve iranianë në Rusi.

Protestuesit mbanin tabela me fotografi të liderit të Iranit dhe presidentit të Rusisë, së bashku me flamurin ukrainas.

Pretendohet se dronët e prodhuar nga Irani janë përdorur nga forcat ruse për të sulmuar Ukrainën.

Megjithatë, Irani ka mohuar akuzat e Ukrainës dhe Perëndimit se po furnizon Rusinë me dronë.

Në lidhje me këtë situatë SHBA-ja ka shtuar numrin e sanksioneve, me pretendimin se mjetet luftarake janë dërguar tek rusët nga Irani.

Top Channel