Zv. këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA pret në takim Xhaçkën: Mbështesim Shqipërinë në forcimin e sigurisë kibernetike

28/10/2022 10:47

Ministrja e Jashme Olta Xhaçka takoi një ditë më parë zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, Jon Finer, i cili përsëriti mbështetjen për Shqipërinë dhe sigurinë kibernetike në vendin tonë.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, shkruhet se Finer gjatë takimit ka përcjellë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të forcuar sigurinë kibernetike të Shqipërisë përballë sulmeve kibernetike të përsëritura nga Irani.

Finer, thuhet më tej në njoftim, ka shprehur Ai vlerësimin e SHBA-së për bashkëpunim në çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale, ndërsa ka vlerësuar lidershipin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, veçanërisht si penmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për rezolutat që lidhen me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Top Channel