Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike është vënë në pranga.

Baki Mustafaraj, banues në fshatin Mazhar të Vlorës, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në vitin 2014 autorit i është gjetur në tokën e tij bimë narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mazhar”.

Operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe Stacioni i Policisë Selenicë, mbështetur dhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga strukurat e lartpërmendura, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor i koduar “Mazhar”, në kuadër të të cilit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Baki Mustafaraj, 53 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Kotë, Vlorë.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Ky shtetas, në vitin 2014, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Mazhar, Kotë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel