Milioneri që ka grumbulluar më shumë se 100 gjoba dhe ende vijon të parkojë aty ku është e ndaluar!

28/10/2022 20:30

Një milioner nga Londra ka grumbulluar më shumë se 100 gjoba vetëm vitin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, Luke Desmaris, i cili pretendon se fiton më shumë se 115,000 euro në muaj përmes tregtimit të bursës tha se preferon të kursejë kohë në vend që të gjejë një vend të ligjshëm.

Ai tha se parkimi në Londër ‘është një makth’, duke shtuar:

Nëse mund të kursej kohën time duke e bërë këtë, atëherë do ta bëj.

Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet e ndjekësve të tij. Njëri nga komentuesit e quajti atë një ‘ide të shkëlqyer’, por një tjetër tha: ‘Kjo është arsyeja pse gjobat duhet të jenë proporcionale me atë që fitoni ose për makinë që i bie 3 mijë funte për një Ferrari’. Rikujtojmë, se një flotë e vërtetë me makina luksoze e të shtrenjta janë lënë praktikisht të braktisura prej disa ditësh tashmë në hyrje të një prej hoteleve më të shtrenjtë në Londër.

Të paktën 6 makina janë fotografuara të parkuara në mënyrë të parregullt, por që gjobiten rregullisht çdo ditë. Megjithatë, kjo duket se nuk i shqetëson pronarët e tyre, të cilët as nuk denjojnë të shkojnë të marrin fletët e gjobave, por në disa raste dërgojnë ndihmësit e tyre për ta bërë këtë gjë.

Top Channel