E bujshme nga Spanja, Luis Enrique përjashton një emër të madh nga Botërori

28/10/2022 18:05

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga starti i Botërorit të Katarit, trajnerët e kombëtareve janë duke bërë përgatitjet e fundit në lidhje me 26-lojtarët që do të grumbullojnë në eventin më të rëndësishëm.

Ndërkohë, nga Spanja, AS raporton një lajm të bujshëm që lidhet me vendimin e trajnerit të Spanjës, Luis Enrique.

Sipas prestigjiozes spanjolle, tekniku 52-vjeçar ka vendosur të mos grumbullojë portierin e Manchester United, David De Gea.

Gardiani i Djajve të Kuq nuk do të jetë madje pjesë as e listës paraprake me 55 futbollistë teksa në listë janë përfshirë portierët Unai Simon i Atheltic Bilbao, Robert Sanchez i Brighton, David Raya i Brentford dhe Kepa Arrizabalaga i Chelsea.

Madje, sipas AS, edhe gardiani i Chelsea-t pavarësisht se është pjesë e listës paraprake, në fund pritet të mbetet jashtë Botërorit me Luis Enrique që preferon treshen Simon, Sanchez dhe Raya.

Top Channel