Zgjedhje në Brazil: Druvarët e pyjeve të Amazonës shpresojnë për fitore të Bolsonaros (fotot)

28/10/2022 19:42
Punonjesi i drurit Luiz Gomes

Luiz Gomes thotë se është nervoz për zgjedhjet presidenciale të së dielës në Brazil.

Ai është pronar i një punishteje të vogël druri në Nova Colina, në zonën dru-punuese të Rorainopolis dhe trembet se qeveritë “ambjentaliste” të së majtës mund të mbysin tregtinë vendase të dërrasës, që edhe tani është në rënie, thuhet në një reportazh të rrjetit të Katarit, Al Jazeera.

Këtu, ashtu si në zona të tjera ku dominojnë sektorët tradicionalë të industrisë, presidenti aktual i djathtë ka një avantazh të qartë

Gomes fajëson për reduktimin e biznesit të tij “burokracinë e tepërt” dhe fushtatat autoritare kundër punimit ilegal të drurit që kanë çuar në mbylljen e dhjetra punishteve në Roraima, duke përfshirë dhe një bastisje në 2020 kur një punonjës druri u qëllua për vdekje.

“Industria u dëmtua shumë, sepse edhe ata që punonin sipas ligjit, e pësuan në të njëjtën mënyrë si ata që ishin ilegalë”, thotë Gomes për rrjetin Al Jazeera, duke shpresuar për një rizgjedhje të presidentit Jair Bolsonaro.

“Këto zgjedhje janë deçizive për ne, ne mbështesim totalisht presidentin Bolsonaro.”

Kritikët thonë se politikat e tij nxisin shpyllëzimin dhe konfliktin me popujt indigjenë të Brazilit.

Në raundin e pare të zgjedhjeve këtë muaj, Bolsonaro fitoi 70 përqind të votave në Roraima – më e larta në çdo shtet brazilian.

Rivali i tij Luiz Inacio Lula da Silva, ish-president i majtë që është zotuar të godasë shpyllësimin e Amazonës, raportohet se udhëheq aktualisht në rang kombëtar me disa pikë avantazh.

Autoritetet vendase thonë se që prej ardhjes në pushet të Bolsonaro në 2019, rajoni jugor i Roraima ka shënuar një rritje të shpyllëzimit dhe është nga zonat më të kërcënuara të Amazonës, sipas profesorit Paulo Barni, të universitetit të Roraima.

Por kjo kundershtohet nga presidenti që thotë se biznesi tradicional i drurit në Amazonë është mjet jetese dhe nuk është më i dëmshëm se plantacionet e bio-karburanteve të kompanive të mëdha.

Në shtetet e mëdha të Amazonës së Brazilit, është e zakonshme që komunitetet të vendosen në një zonë dhe të pretendojnë tokën, që më pas ua shesin kompanive të mëdha të plantacioneve industriale, një proces për të cilin ekspertët thonë se nxit shpyllëzimin.

Bashkë me komunitetet dhe fermerët, në rajon ashtu si në pjesë të tjera të Brazilit kanë nisur dhe operacione të gjera të prodhimit të biokarburanteve, teksa plantacione të vajit të palmës shihen në jug të Roraima përgjatë autostradës BR-174, bashkë me punëtorët dhe kamionët e tyre.

Grupi prodhues ‘Brasil BioFuels’, e përshkruan Roraima si një “hapësirë e re bujqësore”, teksa kultivon mijëra hektarë palma në qytezën Sao Joao da Baliza.

Por prodhimi vajit të palmës nxit drejtpërdrejt shpyllëzimin teksa pronarët e parcelave të vogla të tokës së degraduar, detyrohen t’ua shesin kompanive të mëdha dhe të zhvendosen tjetërkund, thuhet në një studim të universitetit shtetëror të Roraima.

Edhe në vende të tjera në Amazonë, në shtetin Para, ‘Brasil BioFuels’ është akuzuar për shkelje të tokave të popujve indigjenë ku anëtarë të fiseve Turiwara ajnë qëlluar me armë nga rojet e kompanisë. /Source: Al Jazeera//

FOTO GALERI
1/6
Raimundo Nonato da Conceicao qendron mes pemeve te bananeve ne token e tij ne jug te Roraima

Top Channel