Elon Musk shkaktoi reagime të shumta, pasi publikoi një video ku  shihet duke hyrë në ndërtesën e Twitter duke mbajtur një lavaman, pasi e bleu kompaninë.

“Hyrja në selinë e Twitter – lëreni të zhytet!”, tha Musk me videon, e cila u shikua më shumë se një milion herë në 15 minutat e para, ndërsa aktualisht ka 41.1 milionë shikime.

Lavamani u bë hit dhe Twitter tani është plot me meme me lavamanë dhe Elon Musk.

Shumë prej reagimeve thonë se Musk do të pushojë 75 për qind të punonjësve të Twitter-it.

Top Channel