Pesë ditë para përfundimit të afatit për kandidaturat, prokurori dorëzon kërkesën për drejtimin e SPAK-u (emri)

28/10/2022 16:10

Teksa të gjithë janë stepur për të marrë hapin e dorëzimit të kandidaturës për drejtimin e SPAK, prokurori Adnan Xholi, ka shfaqur interes për këtë pozicion dhe ka dorëzuar sot kërkesën për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokuroria e Posaçme njoftoi pak ditë më parë se është harruar të shfaqet interes për vendin e kreut të SPAK, pasi edhe pesë ditë afat kanë mbetur për dorëzimin e kandidaturave.

KLP ka njoftuar se afati i fundit është data dy nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije për Top Channel, se ka dy teza për të cilat flitet se përse vjen kjo stepje. E para lidhet me vendimarrjen e kandidatëve potencialë, të cilët do të shfaqin interes javën e fundit para se ky afat të skadojë.

E dyta që mund të jetë më vendimtarja, lidhet me propozimet për ndryshimet kushtetuese, ku përpos Prokurorisë së Përgjithshme dhe BKH, edhe SPAK ka sugjeruar ndryshime në reformën në drejtësi, që lidhet me afatin e mandatit 3-vjeçar.

Kjo do ti hapte sërish mundësinë kryeprokurorit të SPAK, Krajës të konkurrojë sërish, të cilit i përfundon mandati në mesin e muajit dhjetor, datë në të cilën do të jenë zbardhur shumë paqartësi.

Top Channel