Merr flakë automjeti në parkimin e pallatit në Fier, dyshohet si pasojë e një shkëndije në motor

27/10/2022 21:37

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në parkimin e një pallati në Fier. 

Policia bën me dije se është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., 48 vjeç, dhe dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në motorrin e automjetit.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 21:15, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka marë flakë automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., 48 vjeç, parkur në parkimin e pallatit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në motorrin e automjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel