Interi harron disfatën në derbi, zikaltrit shënojnë tre gola për tre pikë në Holandë
Moussa Sissoko ka reaguar ashpër ndaj akuzave të britanikes “The Sun”, që akuzoi mesfushorin francez për mos pagimin e faturave të energjisë elektrike gjatë periudhës kur luante në Premier League, kampionat ku ka veshur fanellat e Tottenhamit, Newcastle dhe Watfordit, veprim për të cilin ka përfunduar në gjykatë.
Sissoko, i cili verën që lamë firmosi me francezët e Nantes, ka reaguar me dy postime në Twitter, aty ku shkruan: “The Sun, ke përdorur emrin dhe imazhin tim për një çështje që nuk më intereson. Ju nuk e keni verifikuar informacionin tuaj dhe kjo po shkakton dëm personal për mua dhe familjen time”.
Sissoko nuk ndalet me kaq, teksa shkroi sërish: “Ju shitni gazetat falë emrit tim? Ok, unë po bëj një denoncim ndaj jush, i takon drejtësisë të bëjë punën e vet tani. Mos shpifni ndaj njerëzve vetëm për të krijuar zhurmë. Herën tjetër do e bëni më mirë punën tuaj si pseudo gazetarë skandalozë”, theksoi mesfushori me origjinë nga Mali.

Top Channel