Vendi ynë gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel