“Boll me mashtrime, nuk e braktis ekipin”, ylli i Juves qetëson tifozët

27/10/2022 18:47

Angel Di Maria nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të mbyllur karrierën te Rosario Central në Argjentinë, ekipi i zemrës ku hodhi hapat e para si futbollist.

34-vjeçari firmosi në verë për një vit me Juventusin, kontratë nga e cila do të përfitojë 7 milionë euro.

Media të ndryshme e kanë lidhur emrin e tij me një rikthim tek ekipi i zemrës në merkaton e janarit. Sulmuesi i djathtë, i cili po punon për t’u rikuperuar nga dëmtimi muskulor për të qenë i gatshëm për Katar 2022, ka folur rreth së ardhmes.

“Ka shumë të pavërteta dhe mashtrime rreth së ardhmes time. Dikush ka shpikur histori sikur unë dua të largohem në janar nga Juventusi.

Nuk do të largohem në janar, jam i lumtur në Torino dhe jam pjesë e një klubi të madh, kështu që është koha t’i jepni fund gënjeshtrave”, deklaroi Angel Di Maria.

Top Channel