Nuk e ndihmuan as akuzat politike dhe as alibitë personale gjyqtaren Mimoza Margjeka për ti shpëtuar vendimit përfundimtar të SPAK që i kërkoi GJYKATËS shpalljen fajtore të saj.

E arrestuar dy vite më parë për çështje korrupsioni, SPAK në përfundim të një procesi të gjatë, i sugjeroi Gjykatës Antikorrupsion që ta dënojnë gjyqtaren me 4 vjet e 6 muaj burg.

Prokurori i posaçëm lexoi përmbi 70 faqe pretencë duke kujtuar se si gjyqtarja dyshohet se bashkëpunoi me të tjerë jashtë sallës së drejtësisë duke u korruptuar.

Edhe për katër të bashkë akuzuarit e tjerë me gjyqtaren Margjeka, SPAK i kërkoi gjykatës që t’i dënojë për akuzën e korrupsionit.

Për Arben Carën u kërkua 4 vjet burg, për avokatin Skënder Demiraj 3 vjet burg dhe po kjo masë dënimi u kërkua edhe për Klaudio Zhillën.

38-vjeçari akuzohet se bashkëpunoi me avokatin Demiraj, Nejton Balin dhe Carën për të nxjerrë nga burgu Orion Balin, një i dyshuar për çështje klandestinësh SPAK këmbëngul se disponon prova të mjaftueshme që vërtetojnë implikimin e gjyqtares së apelit Korçë.

Ajo dyshohet se përmes partnerit ju 6 mijë euro si shpërblim për vendimarrjen e paligjshme, një vendimarrje ku një masë sigurie nga arrest me burg u konvertua në garanci pasurore.

Top Channel