E rëndë/ Mbrojtësi i Monzës sulmohet me thikë dhe përfundon në spital

27/10/2022 21:07

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në një qendër tregtare në Milano, aty ku një 46-vjeçar me probleme psiqike ka sulmuar disa persona dhe ka plagosur 5 prej tyre, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mes viktimave ka qenë edhe mbrojtësi spanjoll i Monzës, Pablo Mari, që sipas raportimeve të mediave italiane, është dërguar menjëherë në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Gjendja e mbrojtësit 29-vjeçar nuk duket shqetësuese, teksa menjëherë në klinikë kanë shkuar edhe administratori i Monzës, Adriano Galliani, si dhe trajneri Palladino, për t’i qëndruar pranë.

Policia ia ka dalë të arrestojë menjëherë agresorin 46-vjeçar, i cili ka rezultuar të ishte një person me probleme psiqike, teksa mbeten të paqarta arsyet që e kanë çuar në sulmin ndaj njerëzve në qendrën tregtare.

Top Channel