Sulmet shkatërruan sistemet, Kievi përballet me ndërprerje të energjisë elektrike

27/10/2022 16:53

Kievi po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, pasi autoritetet e qytetit janë hasur me probleme për shkak të sulmeve.

Agjencia e energjisë e Ukrainës do të vijojë të zbatojë ndërprerje të energjisë në këtë periudhë të vështirë, pas sulmeve intensive me raketa.

Njoftimi erdhi pas sulmeve ruse në objektet energjetike të Ukrainës gjatë natës, të cilat lanë Kievin dhe rajonin përreth me një mungesë energjie prej 30% të konsumit.

“Për të parandaluar një ndërprerje të plotë të kryeqytetit dhe rajoneve qendrore të Ukrainës, kompania shtetërore e energjisë Ukrenergo po prezanton kufizime të paprecedentë emergjente. Orari i ndërprerjeve të shpallur dje nuk është më i rëndësishëm. Fatkeqësisht, ndërprerjet më të rënda dhe më të gjata do të zbatohen në ditët në vijim”, thuhet në deklaratë.

Sipas CNN banorëve iu është kërkuar që të përdorin energjinë elektrike “me kursim”, veçanërisht në mëngjes dhe natën, ndërsa bizneseve iu kërkua të fikin dritat jashtë zyrave, restoranteve dhe qendrave tregtare.

 

Top Channel