E premte, 22 Tetor 2021
16:01
Ambasadorja Kim takon Tabakun dhe Gjonajn: SHBA mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi këtë të premte drejtueset Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tanakun dhe Etilda Gjonaj.

15:59
Hidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën i moshuari në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në lagjen ‘Kastriot’ të Fierit.

15:54
Largimi nga Komisioni Hetimor i 25 prillit/ Reagon PS: Alibeaj injoroi të drejtën e mazhorancës për të paraqitur propozimet

Zv/kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Toni Gogu të premten pasdite ka reaguar në lidhje me largimin e mazhorancës nga mbledhja e këtij komisioni.

15:42
Kosovë, 16 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të premten (22 tetor) se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 16 raste të reja me koronavirusin e ri. Shifra ka dalë pas testimit të 2.115 mostrave.

15:42
Rritja e çmimeve, Franca i paguan 100 euro qytetarëve për energji e karburant

Qeveria franceze do të subvencionojë me 100 euro çdo qytetar, të ardhurat mujore të të cilit janë më pak se 2000 euro me qëllim për t`i ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

15:40
Si funksionojnë armët e rreme të sheshxhirimit, pas vrasjes së producentes nga Alec Baldwin (fotot)

Aktori amerikan Baldwin ka qëlluar mbrëmë për vdekje drejtoreshën e fotografisë së filmit që po xhironte, dhe ka plagosur regjisorin me një armë të rreme të setit filmik.

15:35
Prishtinë, vaksinim në shesh/ Vendoset çadra e madhe në sheshin ‘Zahir Paraziti’

Nga sot qytetarët e Kosovës mund ta marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID në shesh në Prishtinë.

15:29
Ndryshim i masës së sigurisë/ Vendoset me 29 tetor seanca në Apel për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi

Në datë 29 tetor është vendosur seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

15:21
Turizmi, shtatori ishte i polakëve/ Në 9 muaj 4.8 milionë shtetas të huaj erdhën në Shqipëri

Më shumë se 493 mijë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri përgjatë Shtatorit, duke shënuar një rritje mbi 117.3 mijë turistë më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë raporton Instat.

15:17
Miratohet ‘doza e tretë’/ Komiteti i Ekspertëve: Vaksinim gjithë personave mbi 16 vjeç

Nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i dozës së tretë i vaksinës antiCovid për personat 60 vjeçe lart, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për qytetarët që nuk e kanë bërë dozën e parë.

15:13
Protestë kundër ndërtimit të ri/ Durrës, protesta në plazh, banorët kërkojnë mos lejohet pallati ngjitur

Banorë të një pallati në zonën e plazhit të Durrësit kanë vendosur të reagojnë dhe të mos lejojnë vazhdimin e punimeve për ndërtimin e një objekti të ri, pranë pallatit të tyre.

15:11
Kapet laboratori i kriptomonedhave/ Krujë, zbulohet nga kontrolli i lidhjeve të paligjshme

Kontrolli rutinë i inspektorëve të OSHEE ka zbuluar një laborator ilegal të prodhimit të kriptomonedhave në Krujë.

15:09
Ngecin hetimet për rusët/ ISUV kthen ‘duarbosh’ hetuesit: T’i drejtohen organeve kompetente!

Ekspertizat mbi të cilat do të zbulohen shkaqet se përse ndërruan jetë Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita kanë marrë trajtën e një ping pongu midis ekspertëve, një tjetër institucion ka kthyer duarbosh hetuesit, duke mos pranuar që të kryejë ekspertizën e disa produkteve ushqimore të gjetura në hotel dhe mostrës së ujit dhe bëhet fjalë për institucionin e ISUV që është instituti i sigurisë ushqimore dhe veterinare.

15:07
Ngec hetimi i zgjedhjeve/ Pozita dhe opozita në komisionin parlamentar s’po merren vesh

Komisioni Hetimor per zgjedhjet e 25 Prillit dështoi për të miratuar rregulloren e brendshme te funksionimit.

15:06
Bllokimi i “Pushimi të Shoferit”, kreu i sindikatës së fermerëve: Po abuzohet me 50 mijë banorë të zonës

Kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” në aksin Lushnjë-Fier u mbyll përfundimisht këtë të premte, me urdhër të ARRSH-së.

15:05
Votat për kandidatët u manipuluan/ KQZ gjen 1 mijë vota që janë hequr ose shtuar në numërim

Komisionerët e numërimit të votive në zgjedhjet e 25 prillit rezultojnë të kenë tjetërsuar votat duke ja hequr disa kandidatëve e duke ja shtuar dikujt tjetër.

15:01
“Hiqni plehrat ose marrim bashkitë”/ Rama paralajmëron kryebashkiakët për mbetjet urbane

Këto foto me plehra në të shumtën e bashkive në vend, shkrepur ditët e fundit, të treguara nga ministria Mirela Kumbare, i shërbyen kryeministrit Rama për të lëshuar paralajmërimin e parë për kryebashkiakët.

14:57
Përplasje në samitin e BE-së: Polonia kaloi vijën e kuqe, të ndëshkohet

Pavarësisht përpjekjeve franko-gjermane për ndërmjetësim, mosmarrëveshja juridike me Poloninë mbeti e pazgjidhur në samitin e BE-së. 

14:55
Kosova importon nga Shqipëria 6.2% të mallrave

Kosova importon nga Shqipëria 6.2% të mallrave, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

14:51
Dridhet Vuçiç: A do të flasë nga burgu “ushtarja e bindur”, që di shumë për të?

Policia dhe prokuroria po hetojnë dyshimet se Diana Hrkaloviç, pati ndikim në rastin e vrasjes së Vlastimir Milosheviçit dhe publiku e lidh atë me strukturat kriminale.

14:44
Bllokimi i “Pushimi të Shoferit”/ Korreshi: Me një të rënë të lapsit, dyfishuan transportin për njerëzit dhe prodhimet bujqësore

Qytetarët që vijnë nga komunat e Gradishtës dhe të Krutjes duhet të përshkojnë 15 kilometra më shumë për të dalë në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pas mbylljes së kryqëzimit të “Pushimit të Shoferit”.

14:43
Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën, në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën.

14:33
Gjykata e Posaçme konfiskon 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris”

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e 3.4 milionë eurove që u gjetën në dy makinat “Toyta Yaris”, të zbuluara tre vite më parë në Portin e Durrësit.

14:32
Rruga në kryeqytet do mbajë emrin e ish-kampionit të boksit, Skënder Kurti

Rruga e cila kufizohet nga rrugët “Kongresi i Manastirit” dhe “Faik Turdiu” pranë QSUT-së, do të mbajë emrin e ish-kampionit të boksit Skënder Kurti, i cili u nda nga jeta në prill të vitit 2020, pas betejës me Covid-19.

14:24
Silva Bino apel të rinjve: Koronavirusi dëmton, vaksina nuk dëmton, vaksinohuni!

Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, foli mbi situatën e vaksinimit në vend, duke thënë se ky process vazhdon në ritme të mira, ndërsa është vënë re një rritje e përdorimit të vaksinës Pfizer.

14:19
Pajisja inteligjente ‘kap mat’ 540 shoferë, gjoba do t’u dërgohet në shtëpi

540 drejtues mjetesh janë kapur nga pajisja inteligjente duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në 24 orët e fundit në vend.

14:16
Shtohen rastet me Covid në Evropë, në Rusi del “mutacioni i Deltës”

Situata e pandemisë ka nisur të përkeqësohet në Evropë, e sidomos në lindje të kontinentit të vjetër.

14:14
Masat shtrënguese mbeten të njëjta! Komiteti i Ekspertëve: Nga 1 nëntori, miratohet doza e tretë për qytetarët mbi 60 vjeç, ulet mosha e vaksinimit në +16 vjeç

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur aplikimin e dozës së tretë të vaksinës për qytetarët të cilët janë mbi 60 vjeç dhe uljen e moshës së vaksinimit, referuar eksperiencave ndërkombëtare, deri në 16 vjeç dhe 12 vjeç për fëmijët me probleme shëndetësore.

14:12
“Diçkaje të madhe do t’i jepet fund”, paralajmërimi i Bidenit për Ballkanin

Joe Biden e kishte treguar që përpara marrjes së postit të presidentit interesin e tij të vecantë për Ballkanin Perëndimor.

14:10
Komiteti i Ekspertëve, Fico: 48 bashki me të prekur

Albana Fico është shprehur se raporti i numrit të fataliteteve është 1.6% në vendin, gjatë fjalës në mbledhjen e Komitetit teknik të Ekspertëve.

14:06
Turqia kërcënon Greqinë dhe Qipron: Një hap të vetëm hidhni, dhe ju përgjigjemi!

Turqia është acaruar sërish me Greqinë dhe Qipron, dhe arsyeja janë shpimet e planifikuara prej tyre për hidrokarbure në muajin nëntor.

14:03
Inteligjenca amerikane jep alarmin: Ndryshimet klimatike do sjellin tensione të mëdha!

Komuniteti i inteligjencës amerikane paralajmëron për një tjetër pasojë të rëndë të ndryshimeve klimatike.

14:00
Europa League/ Napoli fiton, Lazio barazon me Marseille

Napoli gjen më në fund fitoren e parë në Europa League dhe hyn në garë për sa i përket çështjes së kualifikimit.

13:58
I dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet në Kapshticë i kërkuari nga policia (Emri)

Policia Kufitare e Kapshticës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, i cili ishte i dënuar nga gjykata e Gjyqësorit në Tiranë, me 6 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

13:57
Ndeshjet e Conference League/ Roma turpërohet, humbet dhe Tottenham

Bodo/Glimt shkakton befasinë më të madhe në ndeshjet e javës së tretë të Conference League.

13:55
Bora Zemani sot në “Big Brother VIP”, çfarë pritet të ndodhë?!

Nga burime zyrtare është mësuar se mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit live të “Big Brother VIP”, do të kemi një surprizë të madhe për publikun.

13:52
Soreca i dorëzon raportin e KE presidentit, Meta: Duhen shumë përpjekje që anëtarësim në BE të ecë shpejt

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca u takua sot edhe me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta, për t’i dorëzuar Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.

13:50
Daja në telashe para derbit, tre titullarë mungojnë për shkak dëmtimi

Ilir Daja në telashe në prag të derbit ndaj Tiranës. Mesfushori i ardhur me bujë gjatë merkatos së verës, Ergys Kaçe nuk do të jetë gati, pasi ka një dëmtim dhe ndaj Kukësit sakrifikoi, por stafi mjekësor ka këshilluar që të mos bëhet e njëjta gjë me Tiranën, pasi rrezikon një dëmtim më të rëndë.

13:41
“Kam vënë re që nuk komunikoni”/ Kumbaro kritikon kryebashkiakët, tregon në cilat bashki nuk gjeti plehra në rrugë: Për t’u marrë shembull!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në mbledhjen me drejtuesit e pushtetit lokal tregoi tha se po vëzhgon situatën e ndotjes në çdo qytet dhe bëri dallime midis bashkive që po i menaxhojnë mirë mbetjet.

13:35
“Vendi ynë me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19”, Meta: Komiteti i Ekspertëve të rishohë masat!

Presidenti Ilir Meta ka vënë alarmin për situatën me pandeminë në vend, teksa shkruan se Shqipëria është renditur nga FMN si vendi me vdekshmëri më të lartë në Europë nga COVID-19.

13:26
Rama paralajmëron kryebashkiakët: Gjeni zgjidhje me plehrat, ndryshe qeveria do marrë bashkitë, ju do jepni llogari!

Gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të premte me kryebashkiakët dhe prefektët, Kryeministri Rama me tone të larta tha se asnjë vend depozitim i paligjshëm nuk do të tolerohet dhe nëse shihen parregullsi do të sanksionohen bashkitë dhe buxheti i bashkive!

13:15
Jo më sekserë që marrin bakshishe, Rama: Nga muaji mars, sateliti do na tregojë vend depozitimet e mbetjeve

Gjatë mbledhjes që kryeministri Rama zhvilloi ditën e sotme me kryebashkiakët dhe prefektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve bëri të ditur se në ndihmë nga muaji mars do të vijnë edhe satelitët!

13:12
Plehrat/ Rama paralajmëron kryebashkiakët: Do administrojmë vetë bashkitë dhe kryetarët e tyre do i çojmë në prokurori

Kryeministri Edi Rama këtë të premte nuk i ka kursyer kritikat për krerët e bashkive dhe perfektët në lidhje me menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve në territor.

13:11
Bllokohet kryqëzimi i aksidenteve/ Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” vendosen pengesa metalike

Një ndër pikat ku shkaktohen edhe më shumë aksidente në aksin Fier-Lushnjë, kryqëzimi i njohur me emrin “Pushimi i Shoferit” nuk ekziston më.

13:06
Rama ironizon kryebashkiakun e Himarës: Çohem unë më parë e zgjoj Jorgon nga gjumi…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro sot në mbledhjen me krerët e bashkive, për pasivitetin në punë, në një ndër zonat turistike më të pëlqyera në vendin tonë gjatë sezonit veror.

13:03
“Ndotësi paguan”! Kumbaro vjen e përgatitur në mbledhjen me kryetarët e bashkive, u tregon me foto ndotjen në qytetet e vendit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro po zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar rreth ndotjes dhe menaxhimit të mbetjeve në vend, që janë detyrë e pushtetit vendor.

12:56
Rama për rastin e karburantit në Lushnje: Kush firmosi për lejen e ndërtimit në bashki, të gjithë në prokurori!

Kreu i qeverisë po zhvillon një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve

12:53
Rama ‘bën për ujë të ftohtë’ kryebashkiakët: Administrim mizerabël i plazheve! Ku shkojnë paratë?!

Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë kritikues ndaj kryebashkiakëve të vendit sot gjatë mbledhjes.

12:51
“Himara simboli i të fjeturit në pleh”/ Plehrat në vend, Rama-kryebashkiakëve: Asnjë buxhet nuk e kalon filtrin pa pastrimin, duhet t’i rrini mbi kokë si amvisa!

Kreu i qeverisë po zhvillon një mbledhje me kryetarët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve

12:39
KKT miraton lejet e ndërtimit për hekurudhën Tiranë-Durrës/ Një masterplan dhe vileta në Dajt dhe portin e Rodonit

Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re.

12:31
Vodhën sende me vlerë dhe celularë në një shtëpi, policia arreston 2 ‘skifterët’ vlonjatë

Policia ka mundur të arrestojë dy ‘skifterët’ në qytetin e Vlorës, të cilët në orët e para të mëngjesit vodhën sende me vlerë dhe dy aparate celularë në banesën e shtetasit G.S

12:25
PS braktis mbledhjen e Komisionit Hetimor, Alibeaj: Strategji për pengimin e hetimit të ’25 prillit’

Enkelejd Alibeaj e ka komentuar një strategji për të penguar hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, largimin e PS-së nga mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor.

12:24
Dhërmi/ Gjendet 1 predhë fisheku luftarak në oborrin e të moshuarës

Në oborrin e një 67-vjeçareje policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 predhë fisheku luftarak.

12:18
Aksident i frikshëm në Pogradec, furgoni ‘përfundon’ poshtë kamionit, lëndohet shoferi (Detajet+Pamjet)

Një aksident i frikshëm është shënuar pak momente më parë në aksin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.

12:17
Universitetet, Regjistrimi vazhdon/ Në Universitetin Bujqësor kërkojnë studentë! Zv.Rektori: Ka degë me 100% mundësi punësimi

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ashtu si në gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, nisi raundi I tretë dhe I fundit I regjistrimeve, që zgjat deri në 26 tetor.

12:14
Nikolla: Ne po mbajmë radhën para portave të BE-së, duhej të ishte prej kohësh edhe shtëpia jonë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

12:04
Rusia sulmon NATO-n për Ukrainën: Po hyri në aleancë, “do plasë” lufta!

Rusia e bëri të qartë se hyrja e Ukrainës në Nato do të përballet me masa shpaguese.

12:02
​Nis vaksinimi në sheshin e Prishtinës

Që nga sot ka nisur vaksinimi i qytetareve në sheshin “Zahir Pajazitit” në Prishtinë. Tashmë në hapësirën e sheshit është vendosur një tendë ku do bëhet vaksinimi.

11:44
Eurodeputetja i mbyll gojën zyrtarit serb: “Ditë e mjegullt” në vrasjen e Ivanoviç, apo jo?

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, i është kthyer ashpër drejtorit të zyrës për Kosovën, në Beograd, Petar etkovic, duke ia bërë të qartë se ajo kërkon mbrojtjen e komunitetit serb atje.

11:44
Menaxhimi i mbetjeve/ Rama mbledh kryetarët e bashkive dhe prefektët

Kryeministri Edi Rama do të ketë mbledhje me kryetarët e bashkive dhe prefektët për të diskutuar mbi menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.

11:42
Mourinho flet pas turpërimit të Romës nga Bodo/Glimt

Trajneri portugez Jose Mourinho ka thënë që është përgjegjës për turpërimin e Romas me rezultat të thellë 6:1 nga Bodo/Glimt, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

11:39
Çuçi ultimatum drejtuesve të IKMT-së: Shembni ndërtimeve që nuk legalizohen!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka thirrur në një takim drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit teksa po vijon operacioni “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje.

11:33
Çudit nëna 34-vjeçare/ Pas rritjes së dy fëmijëve ushqen të dashurin me qumësht gjiri

Lana Michaels, nënë e dy fëmijëve i ka çuditur të gjithë me rrëfimin e saj.

11:23
Eurostat: Inflacioni në shtator u rrit me 2.6%, kryesisht nga ushqimet

Matjet nga metodologjia e Eurostat tregojnë se në muajin shtator, inflacioni u rrit me 2.6 për qind nga 2.5 për qind që ishin rezultatet nga matjet me metodologjinë kombëtare të INSTAT.

11:17
Komisioni Hetimor për 25 prillin, nis me debate për miratimin e rregullores dhe rendit të ditës. PS braktis në mes mbledhjen

Përfundoi me debate dhe padakordësi këtë të premte mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Anëtarët e mazhorancës braktisen mbledhjen, duke mos marrë pjesë në votimin e rregullores.

11:13
Basha pret ambasadorin e Austrisë: Mirënjohje për ndihmën në rrugëtimin europian të Shqipërisë

Kryedemokrati Lulzim Basha takoi këtë të premte ambasadorin austriak Dr.Christian Steiner, dhe e falenderoi për ndihmën që Austria i ka dhënë vendit tonë në rrugën e integrimit drejt BE-së.

11:10
Përmbyllet megaoperacioni antidrogë “Qafa e Helmit”/ 9 autorë lihen në burg, të përfshirë edhe policë

Megaoperacioni antidrogë i koduar “Qafa e Helmit” është përmbyllur mbrëmjen e djeshme, duke lënë në burg 9 autorë të përfshirë në prodhim dhe trafikim droge.

10:52
(Fotot) Rikthehet në Orikum breshka ‘Kareta Kareta’

Breshka e llojit ‘Kareta Kareta’ është rikthyer në brigjet e Orikumit.

10:35
Biden mbështet hapur Tajvanin: SHBA hyn në luftë me Kinën po sulmoi ishullin! 

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbrojnë ushtarakisht Tajvanin në rastin e ndonjë sulmi të Kinës.

10:19
Pamjet nga sheshi i xhirimit ku aktori Alec Baldwin qëlloi për vdekje një grua dhe plagosi regjisorin

Aktori amerikan qëlloi me armë në skenën ku po xhirohej një film dhe plumbat kanë kapur një burrë dhe një grua.

10:12
Përplasje në mbledhjen e Komisionit Hetimor për ’25 prillin’/ Koçi: Të mos bëjmë retorikë politike! Bardhi: Keni marrë peng rendin e ditës

Anëtarët e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 janë përfshirë në debat të fortë këtë të premte.

10:04
Putin: Vendet perëndimore të zhbllokojnë asetet financiare të Afganistanit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të enjten shprehu mbështetjen e tij për një kërkesë kyçe të talebanëve, duke u kërkuar vendeve perëndimore të shkrijnë asetet financiare të Afganistanit.

10:04
Policia aksion për vjedhjen e energjisë/ Zbulohet laboratori i kriptomonedhave në Krujë

Një laborator bitcoin në Krujë është zbuluar gjatë aksionit të OSHEE-së në zonën e Krujës, pasditen e djeshme.

09:39
I dënuar me 1 vit e 8 muaj për kundërshtim të policisë, arrestohet 45-vjeçari në Tropojë

Isa Mulgeci, i dënuar me  1 vit e 8 muaj burg për kundërshtim të policisë është kapur sot në Tropojë.

09:31
Asnjë pacient me COVID në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë

Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë nuk ka asnjë pacient të infektuar me COVID-19.

09:27
Shpërndante drogë në doza, në pranga 40-vjeçari nga Lezha

Një  40-vjeçar është arrestar në Lezhë pasi shpërndante drogë në doza.

09:16
Jo vetëm anglisht/ Si zhduken gjuhët

Nëse nuk botohen në gjuhën angleze studimet shkencore mbeten shpesh pa u vënë re pavarësisht sa të rëndësishme janë. Dhe kur gjuhët e vogla zhduken, bashkë me të humbasin edhe dije të vlefshme shkencore.

09:13
Shkup/ Shumë kalkulime për raundin e dytë të lokaleve

Më 31 tetor zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në raundin e parë janë zgjedhur krerët e 32 komunave, 42 komuna dalin në balotazh.

09:10
Aksident në aksin Kombinat-Ypsilon/ Përplaset 47-vjeçarja, dërgohet tek Trauma për mjekim

Një 47-vjeçare është përplasur me makinë ndërsa ecte në  në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon në Berat.

08:56
Paneli i CDC-së mbështet zgjerimin e dozave përforcuese pavarësisht shqetësimeve

Një panel këshillues qeveritar ka miratuar dozat shtesë të të tre vaksinave COVID-19 të zhvilluara në vend.

08:51
OBSH: COVID-19 mund të ketë vrarë mbi 80 mijë punonjës shëndetësorë

COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, mund të ketë shkaktuar vdekjen e 80,000 deri në 180,000 punëtorëve shëndetësorë në botë, ka thënë të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

08:45
Po i vjen fundi monarkes më jetëgjatë në botë?/ Mbretëresha Elizabeth II kalon natën në spital

 Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II kaloi një natë në spital për herë të parë ndër vite.

08:32
Prishja e Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit, Ministrja e Kulturës: Vijojmë betejën ligjore, po punohet për një shtëpi të re

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për herë të parë pas prishjes së Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit.

08:18
Vaksinimi i adoleshentëve/ Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sot

Komitetit Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sot, ku parashikohet të merren vendime të reja për uljen e moshës së vaksinimit anti-COVID.

07:57
2014-2020, shpenzimet e familjeve me arsim të ulët u rritën më shpejt se tek ato me arsim të lartë

Ekonomia shqiptare po zhvillohet nëpërmjet një modeli që gjeneron vende pune për persona pa aftësi arsimore, për rrjedhojë gjasat që një i arsimuar të jetë i papunë janë më të mëdha.

07:44
Diell dhe temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

07:16
Xhirimet e filmit kthehen në tragjedi/ Aktori qëllon me armë, 1 i vdekur, plagoset edhe regjisori

Provat gjatë xhirimit të një filmi u kthyen në një tragjedi pasi një grua humbi jetën dhe një burrë mbeti i plagosur kur aktori Alec Baldwin qëlloi me armë “lodër” që përdoret në filma.

06:58
Zbuloni si ndikon presioni i gjakut në shëndetin e trurit dhe humbjen e kujtesës

Humbja e kujtesës është një gjendje që trupi mund ta zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve. Duke filluar që nga skleroza, alzheimeri e deri tek dementia që po përhapet me shpejtësi vitet e fundit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga kjo sëmundje.

06:32
Si të kuroni ekzemën me anë të regjimit ushqimor

Ekzema është një sëmundje e lëkurës që zakonisht shfaqet në duar, gishta, krahë apo në skalpin e kokës. Fazat e para të kësaj sëmundje mund të mos jenë shqetësuese, por me kalimin e kohës gjendja përkeqësohet. Megjithëse medikamentet dhe kurat ekzistojnë dhe janë të shumta, zgjidhja më e mirë është që ta mësoni trupin tuaj me metoda sa më natyrale.

06:16
A shkakton reumatizma temperaturë? Shenjat që duhet të dalloni

Temeperatura është një simptomë e anashkaluar gjatë diagnostifikimit të reumatizmes apo artritit. Zakonisht kur mendojmë për këto sëmundje, simptomat e para që vijnë ndërmend janë mpirjet, kontraktimet, dhimbjet e forta e të mprehta të kyçeve. Por duke qenë se artriti prek shumë organe të trupit ai shkakton një inflamacion që përhapet gjithandej dhe që shkakton temperaturë.

05:50
Shkaku numër 1 i shtimit në peshë sipas dietogolëve

Sipas dietologëve marrja e tepërt e kalorive është shkaku kryesor i shtimit në peshë. Ata thonë se edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm, nëse merrni më shumë kalori sesa digjni, do të shtoni në peshë. Dhe kjo ndodh lehtësisht në ditët e sotme sepse njerëzit konsumojnë më tepër ushqime të përpunuara dhe me shumë kalori, se kurrë më parë.

05:15
6 arsye përse ju duhen karbohidrate çdo ditë

Karbohidratet mund të jenë të thjeshta (si tek ushqimet e bëra me miell të bardhë ose sheqer të shtuar) ose komplekse (si tek perimet, frutat dhe drithërat). Karbohidratet e thjeshta treten më shpejt dhe shkaktojnë një rritje më të madhe të sheqerit në gjak. Ndërsa karbohidratet komplekse absorbohen më ngadalë dhe kanë një efekt më të vogël në rritjen e sheqerit në gjak. Karbohidratet e thjeshta, janë llojet e karbohidrateve që mund të çojnë në shtim në peshë, inflamacion, lodhje, ndryshime humori dhe sëmundje kronike.

03:46
Nga 1 nëntori Izraeli fillon të pranojë turistët

​Turistët do të lejohen të hyjnë në Izrael nga 1 nëntori, duke iu nënshtruar kushteve të caktuara, pas ndalimit të mbërritjeve për më shumë se një vit e gjysmë.

03:13
OBSH: Vaksina edhe në vendet më të varfra, përndryshe pandemia do të vazhdojë

​Pandemia e COVID-19 do të vazhdojë deri në vitin 2022, sepse vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat për të cilat kanë nevojë, paralajmëroi sot Bruce Aylward, një nga studiuesit kryesorë të OBSH-së.

02:44
Gjermani/ Olaf Scholz mund të bëhet kancelar në fillim të dhjetorit

​Tri partitë gjermane që po punojnë për të formuar një koalicion të ri qeverisës synojnë t’i përmbyllin bisedimet nga fundi i nëntorit dhe të zgjedhin social-demokratin Olaf Scholz si kancelar më 6 dhjetor.

02:28
Tifozët çekë provokojnë Shaqirin, shfaqin flamurin “Kosovo is Serbia”

Skuadra franceze Lyon ka zhvilluar ndeshje si mysafire kundër çekëve të Sparta Prague, në të cilën fitoi me rezultatin e ngushtë 4-3.

01:59
SHBA, shkon në mbi 731 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Ka shkuar mbi 731 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë 958 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 731 mijë e 271.

01:42
Nepal, 77 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Nepali është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje të dherave.

01:21
Iran, shkon mbi 124 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran si pasojë e COVID-19 humbën jetën 178 persona. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.788 raste të reja ndërsa 1.654 nga këta janë shtruar në spital.

00:59
Marshim në Athinë/ Punonjësit e spitaleve kundër vaksinimit të detyrueshëm e mungesës së stafit

Qindra punonjës të spitaleve publike kanë marshuar në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë në kuadrin e një greve 24-orëshe për të protestuar kundër mungesës së stafit dhe vaksinimeve të detyrueshme të koronavirusit.