![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T234339.544-800x450.jpg)
Administratori i lokalit në Tepelenë është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave tëfatit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në Memaliaj (administrator i një lokali), pasi kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit që administronte, për organizimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. M., 60 vjeç, banues në Memaliaj (pronar i subjektit) dhe J. E., 34 vjeç (klient i subjektit), pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara në subjektin e shtetasit A. M.
Nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre dy shtetasve janë gjetur programe që përdoren për organizimin e basteve sportive online.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pjesëmarrja në lojërat e fatit që zhvillohen në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Top Channel