Pasditen e sotme janë kapur 83.5 kilogramë drogë ndërsa janë arrestuar shtatë persona në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.

Të tria institucionet mbajtën një konferencë për media ku është thënë se 160 paketime me heroinë kanë qenë të futura në 32 reflektorë. Droga ishte ngarkuar në Turqi dhe destiancion ka qenë Prishtina.

Po ashtu është sekuestruar edhe një furgon dhe një veturë e tipit Land Rover.

Të shtatë të arrestuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dhe janë të dyshuar për veprat penale blerje si dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve. Përpos tyre, policia ka shpallur në kërkime dhe dy persona të tjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar institucionet për kapjen e drogës.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë”, shkroi Sveçla në rrjete sociale.

Top Channel