E mërkurë, 16 Mars 2022
21:26
Finalja e Conference League në Tiranë, UEFA hap procesin e shitjes së biletave

UEFA ka njoftuar sot tifozët e futbollit në mbarë botën se është hapur procesi i shitjes së biletave të finales historike të Conference League, që do të luhet më 25 maj 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

21:15
Biden: Putin është kriminel lufte!

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti Vladimir Putin “kriminel lufte”.

21:11
Britaniku që shkoi të luftonte në Ukraine kthehet mbrapsht prej frikës së ‘misionit vetëvrasës’ dhe kritikave të gruas (fotot)

Një baba britanik që udhëtoi drejt Ukrainës për t’iu bashkuar rezistencës kundër Rusisë raportohet se është kthyer prapa pasi trembej se po i bashkohej një “misioni vetëvrasës” dhe kritikave të ashpra që mori nga bashkëshortja dhe i biri 16 vjeçar.

20:50
Elsa Lila e përfshirë në trafik droge/ Elton Ilirjani: T’i hiqen çmimet e festivalit të këngës në RTSH!

Arrestimi i këngëtares Elsa Lila për trafik droge në Itali ka sjellë reagime nga personazhe të shumtë.

20:46
Gaboi me portën bosh në derbi, braziliani i Partizanit i transformuar përballë Egnatias

Partizani nuk mori atë që pritej në ndeshjen me Egnatian, por barazimi 2-2, kur skuadra kishte mbetur me dy lojtarë më pak në fushë është pa dyshim rezultat i mirë.

20:35
Fiks Fare/ “Në vend të babait, varrosëm dikë tjetër”, Denoncimi i dy motrave: Trupin e ngatërruan në Spitalin e Janinës

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ka ndodhur në Spitalin Universitar të Janinës, Greqi, ku dy motra dyshojnë se trupi i babait të tyre që ndërroi jetë nga Covidi është ngatërruar.

20:08
Boniek kujton Tiranën/ Ylli polak që shënoi gol në Qemal Stafa: Ja pse e përjashtuam Rusinë

Në asamblenë zgjedhore të FSHF, UEFA ishte prezente me zëvendës presidenti e saj Zibi Bonjek i cili në mbyllje të saj, në një intervistën për Top Channel tregon se ka qenë dëshmitarë i ndryshimeve të viteve të fundit të futbollit shqiptarë.

20:03
Basha, në garën me kohën/ Shtohet presioni mbi kreun e PD, Duma: Afat deri nesër!

Elementi kohë  duket se merr një tjetër kuptim në selinë blu.  Më 18 mars  Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin e ndryshimeve statutore, ku marrja e aprovimit për Lulzim Bashën do të legjitimonte plotësisht betejën e tij kundër Sali Berishës.

20:02
Rezerva Federale e SHBA-së rrit normat e interesit për herë të parë në 3 vite për të luftuar inflacionin! Parashikon 6 rritje të tjera në 2022

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara rriti të mërkurën normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje dhe paraqiti një plan agresiv për të shtyrë kostot e huamarrjes në nivele kufizuese deri në vitin e ardhshëm, pasi shqetësimet për inflacionin e lartë dhe lufta në Ukrainë po kapërcejnë rreziqet e pandemisë së koronavirusit.

20:00
Nga Kharkivi në Vlorë/ Udhëtimi i rrezikshëm në katër shtete i familjes ukrainase

Nga Kharkivi në Vlorë, këto dy familje ukrainase udhëtuan në shumë vende përpara se ta gjenin paqen dhe qetësinë në qytetin bregdetar shqiptar, për të cilin u kishin treguar të afërmit që kaluan pushimet verën e kaluar.

20:00
Putin njofton masat për kapërcimin e sanksioneve ekonomike perëndimore (fotot)

Presidenti rus Vladimir Putin premtoi sot ndihmë financiare për qytetarët rusë dhe bizneset e vendit, duke bërë thirrje për unitet për tejkalimin e sanksioneve.

19:56
“Herën tjetër s’po vijmë fare se mos bëhen katërnjakë”, çifti tregon eksperiencën e tyre me trinjaket identike

Prindërit e trinjakeve identike treguan për “Shqipëria Live” se si është zbukuruar jeta e tyre pas ardhjes në jetë të vajzave.

19:53
Jo vetëm Elsa… Emanuela dhe dy vajza italiane kapen duke vjedhur në Vlorë

Një italiane u shoqërua nga policia e Vlorës për vjedhje në një dyqan bizhuterish.

19:49
16 vite sorollatje për pronën/ Dyert e Kadastrës së Tiranës hapen vetëm për deputetët

Në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk ka orar pritje për qytetarët, siç shkruhet në njoftimin e ngjitur në hyrje, pavarësisht se në dyert e këtij institucioni paraqiten çdo ditë qytetarë, për problematika nga më të ndryshmet për pronën e tyre.

19:40
Shtëpi bari në Tiranë, vihet në pranga 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u zbulua shtëpia e barit të cilën e kishte përshtatur për të kultivuar drogë.

19:39
Paketa, ndihmë e pabarabartë! Për fermerët 500 milion shtesë, por skema është e komplikuar

Shkëlqim Tota, në fshatin Cerkezë Morinë të Zallherrit, në tokën e marrë me qira nga shteti ka mbjellë 1200 rrënjë ullinj.

19:37
Për një copë bukë/ Të varfrit, më të prekurit nga kriza e re e çmimeve

Vaji, patatja dhe sheqeri janë mallra të shportës, pra ushqime të minimumit jetik për shtresat më të varfra. Por kjo varfëri sot, për shkak të rritjes së çmimeve, rrezikon t është thelluar edhe më shumë.

19:37
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës/ Reagon Meta dhe Xhaçka

Presidenti i vendit Ilir Meta dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndalimin e agresionit ndaj Ukrainës.

19:33
Zhvlerësimi i lekut/ Vala e inflacionit prek Shqipërinë! Pritet ndërhyrja e Bankës Qendrore

Pas pandemisë së Covid-it, duket se po afron një pandemi tjetër: ajo e rritjes së çmimeve.

19:06
Gazetarja flet pas protestës kundër luftës në televizionin rus: Nuk mund të heshtim më, publikut po i bëhet lavazh truri

Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova që pak ditë më parë protestoi kundër luftës në Ukrainë duke hyrë në studion e lajmeve të Channel 1 në Rusi gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë thotë se nuk mund të heshtë më.

18:50
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Rusinë të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Moskën të ndalojë menjëherë pushtimin e Ukrainës.

18:41
SHBA-ja ofron 800 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë ,njoftoi një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë e Ukrainës.

18:36
NATO-ja shton mbrojtjen/ Stoltenberg: Nuk ka zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg pas takimit me ministrat e mbrojtjes të aleancës i tha medieve se vendet e NATO-s janë të bashkuara në qëndrimin e tyre për të mos vendosur një zonë ndalimi fluturimi mbi Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të presidenti Volodymyr Zelensky.

18:36
Propagandisti i Putin kërkon ‘dëmshpërblim nga SHBA dhe kthim të Alaskës te Rusia’ pas sanksioneve për luftën (fotot)

Këshilltari i Kremlinit i kërkon SHBA kthimin e Alaskës dhe pagesa dëmshpërblimesh pas sanksioneve të luftës së pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

18:17
Bombardohet teatri ku strehoheshin qindra ukrainas në Maripol

Teatri i Mariupolit ku strehoheshin qindra ukrainas është sulmuar këtë të mërkurë, sipas një njoftimi nga këshilli bashkiak i qytetit.

18:13
“Më mirë të luftosh në Ukrainë se sa të jetosh këtu”, rrëfimi i nigerianit

Kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë muajin e kaluar, 27-vjeçari nigerian Ottah Abraham u zemërua.

18:11
“E përshëndesim njëri-tjetrin sikur të ishte dita e fundit”, gazetari i Top Channel tregon tmerrin që po përjeton në Ukrainë

Artur Bibe, gazetari i Top Channel tregoi për “Shqipëria Live” se çfarë po përjetojnë në Ukrainë.

18:05
Rusia po shqyrton modelin e një Ukraine neutrale me ushtri

Të enjten bëhen tre javë që kur kreu i shtetit rus, Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës. Qëllimi i tij i deklaruar, “çmilitarizimi” i Ukrainës, nuk është arritur gjatë kësaj kohe dhe ai mund të mos e dëshirojë më.

17:56
93 të infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit/ 42 të shtruar në spital

655 qytetarë janë të prekur me COVID aktualisht në vendin tonë.

17:50
Plani i paqes ka 15 pika! Financial Times: Ja si mund të arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë

Një plan me 15 pika i shtruar në tryezën e negociatave të palës ruse dhe ukrainase mund të sjellë një marrëveshje për paqe pas 3 javësh pushtim.

17:46
‘Mbretëresha’ e ndërhyrjeve estetike shfaq pamjen ‘tmerruese’ në daljen e rallë publike në Melbourne (fotot)

Pasi e përshkroi vetën si ‘kukulla e vetme Barbie njerëzore’ modelja australiane e ka transformuar veten duke shpenzuar më shumë se $200,000 në procedura kozmetike – si pesë operacione të zmadhimit të gjoksit, gjashtë operacione në hundë dhe senca të pafundme mbushjesh apo Botox.

17:45
Ukraina lidhet me rrjetin kryesor evropian të energjisë elektrike

Energjia elektrike në Ukrainë është e lidhur me rrjetin kryesor evropian, për të shmangur ndërprerjet prej sulmeve ruse.

17:42
Kushi me studentët e Mjekësisë: Mbështetje për studentët dhe mjekët e sapo diplomuar që të japin kontributin e tyre në Shqipëri

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, me të cilët diskutoi rreth shqetësimeve, sugjerimeve dhe opinionet e tyre, me qëllim përmirësimin e punës dhe politikave për arsimin e lartë.

17:38
Tomor Alizoti: Në Shqipëri mbizotëron vetëm pushteti i njishit, të tjerët vetënënshtrohen!

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një analizë për emisionin “Top Talk”, thotë se partitë politike në Shqipëri nuk kanë një identitet, por i nënshtrohet liderit.

17:36
“Mund të isha unë”, Artur Bibe tregon momentin e fundit para se të vritej gazetari

Gazetari i ‘Top Channel’, Artur Bibe tregoi për “Shqipëria Live” rrezikun që përjetoi në Ukrainë, ndërsa po raportonte për luftën.

17:27
Stoltenberg: Nuk do vendosim forca tokësore dhe ajrore në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur para gazetarëve në Bruksel pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës.

17:15
Lideri çeçen thotë se Elon Musk është ‘tepër femëror’ për t’u matur me Putin (fotot)

Kreu i republikës ruse të Çeçenisë ka quajtur së fundmi Elon Musk “tepër femëror” duke thënë se pronari i Tesla nuk do të mund të matej kurrë në një dyluftim trupor me Vladimir Putin.

17:13
Putin: Perëndimi nuk do arrijë ta copëtojë Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë të ashpër theksoi se Perëndimi nuk dp të arrijë dominimin global dhe të copëtojë Rusinë.

17:09
Manastirliu në Sesionin e 66 të Komisionit të Gruas në OKB: Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, kyç për zgjidhje afatgjata të krizave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mori pjesë në Sesionin e 66-të të Komisionit për Statusin e Gruas në Kombet e Bashkuara për “Arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave, në kuadrin e ndryshimeve klimatike dhe politikave e programeve mjedisore, si edhe të atyre për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë”, që po zhvillon punimet në New York.

17:07
Rusët sulmuan ukrainasit që qëndronin në radhë për bukë, 10 të vdekur (Pamjet)

Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se 10 persona janë vrarë nga forcat ruse në qytetin verior të Chernihiv këtë të mërkurë.

16:53
Ajo që sheh në këtë iluzion optik, zbulon forcën tënde të logjikës (shpjegimi)

Objekti i parë që mund të dalosh në këtë iluzion optik mund të zbulojë se cili është aspekti më i fortë i logikës tënde.

16:51
Bogdani i prezanton Asllanin italianëve: Ka personalitet dhe inteligjencë, Pioli e bën si Tonali

Klodian Asllani është një nga emrat që qarkullon më së shumti në axhendën e drejtorit të Milanit, Paolo Maldini.

16:45
Ngordhje masive pulash, Ministria e Bujqësisë: Nuk ka raste të gripit të shpendëve

Ministria e Bujqësisë në vend ka reaguar për pulat e ngordhura në tri ferma të Durrësit, duke sqaruar se nuk ka raste të gripit të shpendëve.

16:30
Mbledhja e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s për Ukrainën, Peleshi: Shqipëria e gatshme për ndihmë humanitare

Në selinë e NATO-s Bruksel, Belgjikë, sot u zhvillua takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, ku fokusi kryesor ishte situata në Ukrainë pas pushtimit nga Rusia.

16:28
Mashtronin shtetasit e huaj, zbulohen nëntë Call Center-a, nën hetim administratorët

Administratorët e nëntë Call Center-ave që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj janë vënë nën hetim.

16:24
“Mund të na vrasin!”, rrëfimi prekës i ukrainases

Olga, ukrainasja që jeton në qytetin port në jug të Ukrainas, Kherson tha se kanë frikë të largohen pasi ekziston mundësia e vrasjes nga rusët.

16:20
Të paktën 19 emigrantë të humbur pas përmbysjes së barkës në brigjet e Libisë (fotot)

Të humburit supozohen të vdekur pasi vetëm tre emigratë u shpëtuan dhe një trup u rekuperua, njoftoi roja bregdetare libiane.

16:14
U shiste pije të skaduara klientëve, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

Një sasi pijesh të skaduar është gjetur këtë të mërkurë në një dyqan të Shkodrës.

15:56
Misteri i çiftit të vrarë gjatë shëtitjes me biçikletë zgjidhet nga fatura e kartës së kreditit (fotot)

Policia tha se ka arritur të kapë të dyshuarin e vrasjes me thikë të një çifti, pas identifikimit të tij nga një person që i kishte shërbyer me heret ne restorant.

15:55
Tërmeti me magnitudë 7.4 Rihter godet Japoninë/ Rrezik për cunami, 2 milion shtëpi në errësirë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë.

15:51
Rekordi negativ i CR7, nuk e përsëriste prej sezonit 2009-2010

Mbrëmjen e së martës, Manchester United “lau duart” edhe nga Europa teksa Djajtë e Kuq u eliminuan në fazën e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve nga Atletico Madrid.

15:39
Zelensky i kujton SHBA-së 11 shtatorin: Mos e harroni tmerrin, tani e kalojmë ne!

Në një fjalim historik përpara Kongresit amerikan, të zhvilluar me lidhje video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kujtoi SHBA-së tmerrin e sulmeve të 11 shtatorit e Pearl Harborin, teksa i drejtoi një apel të ndjerë ligjvënësve që të bëjnë më shumë për të ndihmuar vendin e tij.

15:32
Maluma “çmend” Tiranën/ Në koncert shumica gra dhe vajza. Vazhdon jehona në rrjetet sociale

Një koncert i shumëpritur prej dy vitesh, që kur këngëtari latin Maluma njoftoi se do të vinte në vendin tonë. Aktiviteti që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza” në Ditën e Verës vazhdoi jehonën e tij dhe një ditë më pas në rrjetet socialet.

15:31
Nato dërgon 30,000 trupa e luftanije për manovra masive pranë kufijve veriorë të Rusisë (fotot)

Aleanca e Natos raportohet se ka akumuluar 30,000 trupa pranë kufijve të Rusisë, mes konfliktit në vijim në Ukrainë.

15:29
Dinamo me trajner të ri italiani Rodolfo Vanoli merr drejtimin e ekipit

Rodolfo Vanoli është trajneri i tretë që merr drejtimin e Dinamos në këtë sezon.

15:28
Çfarë është reduktimi i dëmit të cigares?

Kur flitet për cigaret, zgjidhja më e mirë mbetet të heqësh dorë plotësisht prej saj.

15:08
Qeveria godet Kadastrën, paditen penalisht 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë. Legalizime te paligjshme

Kadastra vijon të jetë institucion më problematik sa i takon shkeljeve të zyrtarëve dhe abuzimeve me qytetarët. Edhe në konferencën e radhës, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja publikoi çudirat e Kadastrës.

15:07
Ngordhje masive pulash/ Mbi 500 mijë në pak ditë. Mbyllen tre ferma në Durrës

Në tri ferma të rritjes së shpendëve në Durrës ka pasur ngordhje masive të pulave si pasojë e një sëmundjeje infektive që i ka prekur ato. Sëmundja është konstatuar dy javët e fundit brenda të cilave deklarohet të kenë ngordhur rreth 500 mijë pula në tri prej pularive më të mëdha që mbulojnë nevojat për vezë e pula të tregut.

15:04
Ulje, më pak se bota/ Një litër naftë, tani 203 lekë. Por duhet të ishte nën 200

Për 6 ditë me radhë, duke nisur nga dita e mërkura nafta do të shitet për 203 lekë për litër, rreth 8 lekë më pak se një ditë më parë.

15:02
“Jo ulje pa fund të çmimit”/ Kryeministri: Nuk ulim naftën, të rrisim energjinë

Kryeministri Edi Rama, e vijoi shpjegimin e Paketës së Rezistencës, me disa përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës, nga ku tha se kërkesat e protestuesve janë të parealizueshme. E çojnë shtetin drejt një falimentimi.

14:59
Apeli i shton dënimin policit, vrau Klodian Rashën. Çfarë tha babai i 25 vjeçarit në gjykatë

Gjykata e Apelit e Tiranës dënoi me 18 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.

14:57
Këshilli i Evropës dëbon zyrtarisht Rusinë nga organi kryesor i të drejtave të njeriut!

Këshilli i Evropës e ka dëbuar zyrtarisht Rusinë nga organi më kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent për shkak të pushtimit dhe luftës së saj në Ukrainë .

14:50
Zelensky këmbngul: Duhet të vendosni zonë ndalimi për forcat ajrore ruse

Zelensky thotë se Ukraina po kërkon një përgjigje për sulmet ajrore ruse dhe kërkon që të vendoset një zonë ndalim-fluturimi.

14:34
Rusia: Ukraina, neutrale si Suedia e Austria: Jemi shumë pranë kompromisit!

Hapja e Ukrainës ndaj mundësisë së statusit neutral, ka ngrohur Moskën.

14:29
Zelensky para Kongresit Amerikan: Rusia nuk na ka sulmuar vetëm ne

Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim përpara Kongresit të Shteteve të Bashkuara, i realizuar në lidhje video. Presidenti i Ukrainës tha se vendi i tij “po përballet me luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai i “ka rezistuar agresionit rus për tetë vjet”.

14:21
Ishin në radhë për bukë, trupat ruse vrasin 10 persona në Chernihiv

Një tjetër akt barbar është marrë nga forcat ruse në Ukrainë, të cilët kanë vrarë 10 persona, të cilët ishin në radhë për të marrë bukë.

14:19
Veliaj me punonjësit socialë: Paketa e Rezistencës Sociale mbron pjesën më vulnerabël të shoqërisë; ata që protestojnë, të vijnë të shërbejnë një pjatë supë

Në Ditën Botërore të Punës Sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi masat e marra nga qeveria me Paketën e Rezistencës Sociale, që ndihmon pjesën më vulnerabël të shoqërisë, por ai shtoi se kjo duhet plotësuar edhe me ndihmën në terren nga vetë punonjësit socialë.

14:17
Balla takon Manuel Sarrazin: Gjermania, partner i besueshëm i Shqipërisë në rrugën drejt familjes europiane

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ndodhet në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare.

14:12
Kessie dhe një qendërmbrojtës, Barcelona e nis merkaton para kohe

Teksa merkato e verës po afrohet duhet se Barcelona e ka gati afrimin e saj të parë. Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, do të jetë lojtari i parë që do të firmos me Barcelonën për sezonin e ri 2022-2023.

14:11
Planet e Rusisë për një “Republikë Popullore Kherson”

Siç ka bërë tashmë në Ukrainën lindore, në Donbass, Rusia tani po përpiqet të shpallë një “Republikë Popullore të Khersonit” në jug të vendit, në rajonin e pushtuar të Khersonit. Si reagon populli?

14:01
Boris Johnson: Ukraina nuk mund të futet në NATO

Boris Johnson thotë se nuk ka asnjë shans që Ukraina të bashkohet me NATO-n së në një të ardhme të afërt, por thekson se vendimi duhet të merret nga presidenti i vendit.

13:51
Ukraina refuzon ofertën ruse: Duhet vetëm me garanci ligjore

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës,  ka thënë se propozimi rus që Ukraina të miratojë një neutralitet të stilit austriak është i papranueshëm për vendin.

13:36
“Frikë” nga SHBA, Kina “gënjen” Rusinë me plumba e ushqime: Nuk dërgojnë avionë e tanke

Edhe pse si Moska, ashtu edhe Pekini i hodhën poshtë si të pavërteta pretendimet e Shteteve të Bashkuara se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake, një sërë ekspertësh po përpiqen të kuptojnë sesa larg do të ishte i gatshëm lidershipi kinez të shkonte, në mbështetje të atij që e konsideron si partneritetin e vet më të rëndësishëm strategjik.

13:31
Vritet dhe gjenerali i katërt rus, Moska mbetet “pa kokë” në luftimet e Ukrainës!

Një gjeneral i katërt rus është vrarë në Ukrainë, shenjë e qartë kjo se krerët ushtarakë të Moskës po detyrohen të drejtojnë vetë në front, thotë BBC.

13:22
Arrestohen 5 persona në Korçë, për çfarë akuzohen

Pesë persona janë vënë në pranga në Korçë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

13:16
Nxirrnin pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit, merren nën hetim 5 persona

Pesë persona janë marrë nën hetim nga policia, pasi akuzohen për krim mjedisor.

13:04
Rinovim ose largim i menjëhershëm, Lewandowski “ultimatum” Bayernit

Robert Lewandowski shënon sistematikisht me Bayern Munchen prej vitit 2014, kur la Dortmundin për t’u transferuar me parametra zero në Bavari.

12:58
Vritet aksidentalisht polici në Mitrovicë

Një polic është vrarë aksidentalisht këtë të mërkurë në Mitrovicë, gjatë një trajnimi për ricertifikim.

12:53
Çuçi pret ambasadorin e Ukrainës: Shqipëria shembull solidariteti, 351 shtetas ukrainas janë në vendin tonë me mbrojtje të përkohshme

351 shtetas nga Ukraina ndodhen tashmë në vendin tonë që pas nisjes së luftës. Shifrën e konfirmon ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

12:49
Ngordhje masive të pulave, mbyllen tre ferma të rritjes së shpendëve në Durrës. Çfarë dyshohet

Tre ferma të rritjes së shpendëve janë mbyllur në Durrës si rezultat i ngordhjes masive të pulave në to.

12:45
Ishte i dehur kur vrau shokun e tij, dënohet me 18 vite dhëndri i ish kryebashkiakut Qazim Sejdini

Gjykata e Elbasanit dënoi me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndrrin e ish Kryebashkiakut Qazim Sejdini. Sokol Sanxhaktari u dënua për vrasjen e shokut të tij Florian Lamçe, ngjarje e ndodhur në Korrik të vitit 2020 në një nga baret e qytetit.

12:42
Rama: Durrsakët e treguan me vepra se më duan më shumë se vlonjatët

Në përfundim të takimit me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës për Paketën e Rezistencës Sociale, kryeministri Edi Rama tha se e treguan që në Durrës e duan më shumë se vlonjatët. Rama shtoi se nuk do të ndërpriten as projektet as rindërtimi në Durrës.

12:40
I shpëtoi luftës në Afganistan e Siri, vdiq në Ukrainë: Si u vra kameramani “legjendar”!

Kameramani i Fox News, Pierre Zakrzewski, u vra së bashku me një kolege ukrainase, Oleksandra Kuvshynova, teksa raportonin në periferi të Kievit mbi situatën në kryeqytetin ukrainas.

12:36
Arrestohet Elsa Lila, policia italiane godet grupin italo-shqiptar të drogës!

Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, e të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

12:34
Kryeministri Rama: Më vijnë poshtë penxheres, por është të vësh duart në kokë po të shohësh se…

Edi Rama ka komentuar sërish protestën për rritjen e çmimeve para kryeministrisë duke thënë se i njeh të gjithë zërat. Madje kur ka ndonjë të ri që flet, arrin ta kuptojë që është i ri.

12:32
Kokë më kokë me krerët e NATO-s, Biden përgatit përgjigjen: Zëdhënësja tallet me Rusinë!

Teksa Europa përgatitet për një vizitë të presidentit Joe Biden, kanë dalë detajet e para të ndalesës së kreut të administratës amerikane në në Bruksel.

12:23
“Nuk do t`ju lemë vetëm”, kryeministrat europianë në Kiev: Urgjent statusi i kandidatit!

Me udhëtimin e tyre drejt Kievit në kohën kur Ukraina është e sulmuar prej Rusisë, një veprim sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm, kryeministrat e Polonisë, Slloveniase dhe republikës Ceke, u përpoqën të tregonin se vendi do të ketë të gjithë mbështetjen e BE-së.

12:18
Nxori faturën e emigrantit, Rama: E bënë copë në Facebook, thonin ka shtëpi bari

Fatura e energjisë elektrike të një emigranti në Itali u komentua nga kryeministri Edi Rama edhe në takimin me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës për Paketën e Rezistencës Sociale.

12:17
Ankthi i të panjohurave/ Mjekët psikiatër: Shohim stres tek moshat e treta, tek studentët dhe djemtë mbi 20 vjeç

Lufta nuk krijon vetëm dëme në ekonomi, por po jep edhe pasoja psikologjike.

12:15
Rritja e çmimeve, konsumatorët në Kukës: Po blejmë më pak

Pas rritjes së çmimit të naftës vihet re se ditëve të fundit kanë pësuar rritje edhe çmimet e produkteve që tregtohen në tregun ushqimor duke thelluar më shumë gjendjen ekonomike të familjeve kuksiane.

11:57
Grida Duma e prerë: Lulzim Basha ka afat deri nesër që të tërhiqet

Ish nënkryetarja e PD e dorëhequr tashmë, deputetja Grida Duma, është treguar sërish e prerë në qëndrimin e saj ndaj kryetarit Lulzim Basha.

11:56
E dimë se cigarja është e rrezikshme. Por, a e dini ekzaktësisht përse?

Që cigarja është e dëmshme, nuk është më një lajm prej dekadash.

11:50
Rama: Ku keni parë kryeministër si unë që kthen komentet, nuk keni për të parë ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama ka përmedur komentet e tij në “Facebook”, ku replikon me ndjekësit për pyetje apo kritika ndaj tij.

11:41
Arrestohen 7 persona në Durrës, për çfarë akuzohen

Shtatë persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

11:33
Vodhi byzylykun me diamante në Vlorë, procedohet penalisht italiania

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vjedhjen e një byzylyku me diamante gjatë ditës së djeshme. Shtetasja italiane e identifikuar si E.M., 46 vjeçe, banuese në Brindisi, Itali është proceduar penalisht pasi dyshohet si autore e vjedhjes së një bizhuterie, në një argjendari në lagjen “Pavarësia 3”.

11:30
Publikoi faturën e shqiptarit në Itali, Rama: Mua s’më vë njeri gjobë, por filluan mediat…

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar faturën e shumëpërfolur të shqiptarit në Itali.

11:26
Rritja e çmimeve, Rama: Nëse do të ulin naftën, do të rrisnim energjinë dhe taksat e tjera

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se taksa ndaj naftës nuk do të hiqet, pavarësisht protestave të shumta në vend që kërkojnë uljen e çmimeve.

11:23
OKB: Zgjatja e luftës do sjellë skamje, në Kharkiv shpërthen Covid 19!

Nëse pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të vazhdojë gjatë, 30 për qind e popullsisë prej 44 milionë banorësh të këtij vendi rrezikon të përballet me varfërinë e skajshme, ndërsa mbi 60 për qind do të varfërohet brenda një viti: këtë tregojnë përllogaritjet e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

11:20
Bisedimet drejt kompromisit? Zelensky: Kërkesat e Moskës, shumë më realiste!

Ukraina pohoi se sheh hapësirë ​​të mundshme për kompromis në bisedimet me Rusinë, pavarësisht bombardimeve të shtuara të Moskës një ditë më parë ndaj Kievit dhe sulmeve të reja në qytetin port të Mariupolit.

11:02
Trafiku i drogës/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare, arrestohet këngëtarja Elsa Lila dhe boksieri Titty

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafikun e drogës e përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.