Boris Johnson: Ukraina nuk mund të futet në NATO

16/03/2022 14:01

Boris Johnson thotë se nuk ka asnjë shans që Ukraina të bashkohet me NATO-n së në një të ardhme të afërt, por thekson se vendimi duhet të merret nga presidenti i vendit.

Duke folur gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se ka biseduar sërish me Zelenskyn.

Ai shton se gjëja më e rëndësishme është se sulmet barbare të Presidentit rus ndaj Ukrainës duhet të ndalen.

Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e pranoi se Ukraina nuk do të jetë anëtare e NATO-s, duke thënë: “Ne kemi dëgjuar për shumë vite për dyert e hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të hyjmë në ato dyer“.

Top Channel