655 qytetarë janë të prekur me COVID aktualisht në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 27 qytetarë në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët tetë  janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit një 79-vjeçar nga Berati i prekur me COVID ndërroi jetë.

Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.

Statistika (16 Mars 2022)
Raste të reja ditore           93
Të shëruar në 24 orë        99
Të shtruar në spitale         42
Humbje jete në 24 orë        1
Testime ditore                   1107

Testime totale               1,762,808
Raste pozitive                   272,804
Raste të shëruara             268,662
Raste Aktive                        655
Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              246
Fier                  129
Kukës              58
Vlorë                57
Shkodër          54
Gjirokastër      31
Elbasan           25
Korçë               21
Lezhë              17
Berat                  6
Durrës                6
Dibër                  5

Top Channel