Bombardohet teatri ku strehoheshin qindra ukrainas në Maripol

16/03/2022 18:17

Teatri i Mariupolit ku strehoheshin qindra ukrainas është sulmuar këtë të mërkurë, sipas një njoftimi nga këshilli bashkiak i qytetit.

Në njoftim thuhet se forcat ruse kanë “shkatërruar qëllimisht Teatrin e Dramës në zemër të Mariupolit. Aeroplani hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin fshehur qindra banorë paqësorë të Mariupolit”.

Godina është shkatërruar, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për viktima.

“Ne kurrë nuk do të falim dhe nuk do të harrojmë”, shkruhet më tej në deklaratën ku thuhet se në teatër strehoheshin fëmijë, gra dhe të moshuar të pafajshëm.

Bombardimet në qytet vazhdojnë dhe kjo e bën më të vështirë kërkimin në gërmadhat e teatrit.

 

 

 

Top Channel