Kessie dhe një qendërmbrojtës, Barcelona e nis merkaton para kohe

16/03/2022 14:12

Teksa merkato e verës po afrohet duhet se Barcelona e ka gati afrimin e saj të parë. Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, do të jetë lojtari i parë që do të firmos me Barcelonën për sezonin e ri 2022-2023.

Mediat raportojnë se Barcelona ka finalizuar nënshkrimin me mesfushorin pasi ka rënë dakord për të gjitha kushtet e kontratës së tij dhe pritet që Kessie të transferohet në Camp Nou menjëherë pas përfundimit të kontratës së tij më 30 qershor.

25 vjeçari iu bashkua ekipit të Milanit që prej vitit 2017 kur ai u transferua nga ekipi i Atalantës. Këtë sezon mesfushori ka arritur të shënojë 5 gola në një total prej 22 ndeshjesh të aktivizuara në Seria A.

Ndërkaq tek Milani ai ka arritur suksesin më të madh të karrierës së tij pasi në sezonin 2020-2021 Kessie ka shënuar 13 gola në 37 ndeshje të aktivizuara.

Në anën tjetër negociatat e Barcelonës po vazhdojnë edhe me mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen, pasi kontrata e tij me Stamford Bridge përfundon së shpejti. Mbrojtësi ka qenë pjesë e klubit londinez që prej vitit 2017 dhe duket se ka ardhur koha që ai të planifikojë një lëvizje të mundshme në verë.

Klubi katalanas kërkon që në merkaton e ardhshme të nënshkruaj me Christensen në mënyrë që ta bëjë atë pjesë të ekipit për sezonin e ardhshëm duke përforcuar kështu mbrojtjen.

Mediat spanjolle raportojnë se të dyja lëvizje që Barça kërkon të kryej janë në rrugën e duhur dhe pritet që këto kontrata të finalizohen në merkaton e ardhshme të verës.

Top Channel