Bisedimet drejt kompromisit? Zelensky: Kërkesat e Moskës, shumë më realiste!

16/03/2022 11:20

Ukraina pohoi se sheh hapësirë ​​të mundshme për kompromis në bisedimet me Rusinë, pavarësisht bombardimeve të shtuara të Moskës një ditë më parë ndaj Kievit dhe sulmeve të reja në qytetin port të Mariupolit.

Zhvillimet e shpejta në frontin diplomatik por edhe në terren erdhën në kohën kur pushtimi i Rusisë i afrohet pragut trejavor, ndërsa numri i ukrainasve të larguar nga vendi poi  afrohet 3 milionëve.Pasi delegacionet nga Ukraina dhe Rusia u takuan sërish të martën përmes lidhjeve videove, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pohoi se kërkesat e Rusisë po bëhen “më realiste”.

Zelensky: Duhen ende përpjekje, nevojitet durim. Çdo luftë përfundon me një marrëveshje. Takimet do të vazhdojnë, por duhet te kemi pak më shumë kohë për vendime që janë në interes të Ukrainës.

Zelenskyy falënderoi Presidentin Joe Biden dhe “të gjithë miqtë e Ukrainës” për paketen e re te ndihmes prej 13.6 miliardë dollar. Ai bëri thirrje për më shumë armë dhe më shumë sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë e përsëri dhe një herë apelin e tij për të “mbyllur qiejt mbi Ukrainë, duke penguar kështu raketat dhe avionët rusë”. Sipas tij, edhe pse gjatë ditës së martë forcat e Moskës nuk kanë arritur të avanconin më thellë në territorin ukrainas, bombardimet e tyre mbi qytetet dhe infrastrukturën civile janë ashpërsuar.

“Kemi dëgjuar për vite me radhë për dyert e hapura, por kemi dëgjuar edhe që nuk mund të hyjmë në ato dyer”, tha ai përpara lidereve europiane në një video conference në Londër, duke shtuar: “Kjo është e vërteta dhe ne duhet ta pranojmë ashtu siç është.” NATO nuk pranon vende me konflikte territoriale të pazgjidhura. Zelenskyy e ka përsëritur vazhdimisht këto kohë se e kupton se NATO nuk do t’i ofrojë anëtarësimin Ukrainës dhe po konsideron një status neutral për vendin e tij, por ka nevojë për garanci të forta sigurie nga Perëndimi dhe Rusia.

Top Channel