Boniek kujton Tiranën/ Ylli polak që shënoi gol në Qemal Stafa: Ja pse e përjashtuam Rusinë

16/03/2022 20:08

Në asamblenë zgjedhore të FSHF, UEFA ishte prezente me zëvendës presidenti e saj Zibi Bonjek i cili në mbyllje të saj, në një intervistën për Top Channel tregon se ka qenë dëshmitarë i ndryshimeve të viteve të fundit të futbollit shqiptarë.

Kam qenë prezent dhe dëshmitarë i ndryshimeve të futbollit shqiptarë sidomos në këto 5 vitet e fundit dhe mund të them se ka bërë një progres shumë të madh jo vetëm në spektin e lojës por edhe në spektin e infrastrukturës. Sa herë ka zgjedhje gjithmonë ka presione, dhe interesa të njerëzve të caktuar, por këtu nuk dua të hyj”, tha Zibi Boniek.

Veç pozicionit të tij në UEFA, Bonjek është njëkohësisht edhe president nderi i Federatës Polake të Futbollit, federata e cila ishte nismëtarja e bllokadës ruse edhe në futboll.

Kjo, luftë i bën keq të gjithëve, situata është e rrezikshme. Në mënyrë të veçantë vuajtjen më të madhe po e kalon populli ukrainas. Unë jam polak dhe si qytetar polak mund të them se po bëjmë maksimumin për të ndihmuar gratë dhe fëmijët. Kemi rreth 2 milion njerëz që po strehojmë. Por është më mirë të flasim për futbollin që është dicka që i afron njerëzit, jo për luftën sepse është dramatike”, shtoi Boniek.

Veç Bonjek futboli polak në ditët e sotme ka një tjetër ikonë, sulmuesin e Bayernit të Munich, Robert Leëandoëski

“Unë nuk kam qenë numër 9 si Lewandowski, por ai është një i tillë dhe ndoshta është më i miri në botë. Për mendimin tim është ai dhe Benzema. Sa i përket faktit që nuk ka ende një Top të Artë, duhet të pyesni ata të France Football pse nuk ia dhanë”.

Në Shqipëri Zibi Bonjek është një emër shumë i njohur jo vetëm për faktin se ka luajtur tek Juventus, apo Roma, por edhe për golin që ka shënuar në “Qemal Stafa” me kombëtaren e tij.

Prej shumë vitesh unë e kam ndjekur futbollin shqiptarë edhe për faktin që Shqipëria na ndihmoi që të shkonim në Botëror kur unë luaja. Ne fituam këtu ndaj Shqipërisë 1-0 ndërkohë që Shqipëria më parë kishte mundur Belgjikën dhe me këtë kombinim na dha mundësinë ne që të shkonim në Botëror. Për këtë arsye kam një afeksion dhe gjithmonë ju kam ndjekur. Ju kam ndjekur edhe në Francë në Europian. Sot shoh në për Europë që ka shumë lojtarë shqiptarë dhe kjo gjë ishte e pakonceptueshme disa vite më parë. Ju jeni pak a shumë si ne polakët sepse edhe ne po bëjmë gjithçka për futbollin për të përmirësuar brezat, por sikur i bëjmë gati për të tjerët sepse kur janë deri në moshën 19 vjeç më të mirët ikin, por të paktën kthehen për të luajtur me kombëtaren. Forca Shqipëria”.

Top Channel