Këshilli i Evropës dëbon zyrtarisht Rusinë nga organi kryesor i të drejtave të njeriut!

16/03/2022 14:57

Këshilli i Evropës e ka dëbuar zyrtarisht Rusinë nga organi më kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent për shkak të pushtimit dhe luftës së saj në Ukrainë .

Në një deklaratë të publokuar këtë të mërkurë, Këshilli tha se “Federata Ruse nuk është më anëtare e Këshillit të Evropës që nga sot, pas 26 vitesh anëtarësim”.

Vendimi vjen një ditë pasi Rusia parandaloi përjashtimin e pritshëm duke u tërhequr nga Këshilli, institucioni që hartoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Masa ka pasoja konkrete. Konventa për të drejtat e njeriut do të pezullohet për Rusinë dhe rusët nuk do të mund të apelojnë më në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër qeverisë së tyre.

Top Channel