Rama: Ku keni parë kryeministër si unë që kthen komentet, nuk keni për të parë ndonjëherë

16/03/2022 11:50

Kryeministri Edi Rama ka përmedur komentet e tij në “Facebook”, ku replikon me ndjekësit për pyetje apo kritika ndaj tij.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, Rama tha se kryeministër si ai, shqiptarët s’kanë për të parë ndonjëherë.

Rama: A keni parë kryeministër ju që futet ne komente dhe ju  përgjigjet. Nuk do të shihni kryeministër kështu.  Për mirë apo për keq, nuk do të shihni tjetër kryeministër kështu. Unë nuk futem të bëj cic-mic me njerëz, por aty është mjedis i hapur, por kjo është respekt.

Sa i përket protestave për rritjen e çmimeve, Rama ritheksoi edhe njëherë se protestat nuk do të ndikojnë kurrë në uljen e çmimit të naftës.

Rama: E shtynë për të shtunën se duhet të angazhohen faltoret e fallxhoret të kapjes se kush është më i verbri. Për këtë nuk e ulim dot taksën. Asnjë taksë nafte nuk do preket, jo 100 sa ishin mbrëmë por edhe 100 mijë po të vijnë. Jo se nuk dua unë. Kush është ai kryeministër që nuk do t’i bënte nëse do ishin të mundshme, por ai që i bën nuk është udhëheqës i popullit të vet, por e marrin në qafë popullin e tyre.

Top Channel