U shiste pije të skaduara klientëve, arrestohet 56-vjeçari në Shkodër

16/03/2022 16:14

Një sasi pijesh të skaduar është gjetur këtë të mërkurë në një dyqan të Shkodrës.

Policia njofton se ka arrestuar pronarin e subjektit tregtar që ndodhet në lagjen “Salo Halili”, 56-vjeçarin me iniciale D.H., ndërkohë që është sekuestruar një sasi e konsiderueshme me lëngje frutash, të cilave u kishte kaluar afati i skadencës.

56-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Top Channel