Kryeministri Edi Rama ka theksuar se taksa ndaj naftës nuk do të hiqet, pavarësisht protestave të shumta në vend që kërkojnë uljen e çmimeve.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit të vogël në Durrës, Rama tha se nëse do të ulej nafta, atëherë shtetit do t’i duhet që të rrisë taksat dhe çmimin e energjisë, që sipas tij do të ishte shkatërruese.

Rama: Janë para që i vëmë në dispozicion nga arka e shtetit për të vënë mburojë për çmimet e energjisë. Nëse heqim taksën, më çfarë do t’i financonim ne këto? Apo t’i rrisnim taksat biznesit të vogël dhe t’i kthejmë prap siç i kishim para se të vinim.

T’ju u vëmë të gjithë atyre në rroga taksat dhe aty i kompesojnë patjetër. Biznesit të madh ne ja kemi rritur taksën se i kishin njësoj si të tjerët.

Ne nuk i bëjmë dot këto se s’rrisim dot taksat për të ulur çmimin e naftës. Nëse ne ulim naftë, dhe rrisim energjinë, goditja do ishte marramendëse.

Top Channel