Dinamo me trajner të ri italiani Rodolfo Vanoli merr drejtimin e ekipit

16/03/2022 15:29

Rodolfo Vanoli është trajneri i tretë që merr drejtimin e Dinamos në këtë sezon.

59-vjeçari italian, i cili ka drejtuar në Itali dhe Slloveni, teksa ka punuar si drejtor teknik tek Udinese dhe tek bullgarët e CSKA Sofia. Ndërkohë në krye të Dinamos, nisur edhe nga emergjenca e situatës ai u vendos brenda pak orësh.

Rodolfo Vanoli: Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Të dielën folëm me presidentin dhe sot jemi këtu. Kemi miq të përbashkët me presidentin. Folëm pak por në aq pak kohë u kuptuam dhe ram dakord. Unë e kam pranuar këtë detyrë jo thjesht për të shtyrë këto 3 muaj por për të krijuar diçka. Të vetmen gjë që më duhet të ndryshojë këtu janë rezultatet. Kam shumë besim.

Vanoli tregons e ka marrë në këto ditë informacione të shpejta mbi skuadrën kryeqytetase dhe se synimet i ka të qarta, ndërkohë që debutimin e ka në malore, me kryesuesit e Superiores, Tiranën.

Rodolfo Vanoli: Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që do të drejtojnjë nga skuadra më të mëdha të futbollit shqiptarë. Sigurisht që ndeshja ime më e rëndësishme është kjo e kësaj jave në derbin me Tiranën. Objektivi është që të shpëtojmë skuadrën nga rënia nga kategoria.

Gjtihashtu italiani ka trajnuar edhe në Slloveni , ku me skuadrën e Koperit, zhvilloi një të punë fantastike, duke arritur ta kualifikojë ekipin slloven dy herë në Europa League, teksa fitoi Kupën dhe Superkupën e Sllovenisë, ndërkohë që fitoi titullin me Olimpija Ljubjana.

Top Channel