Chivu i mbyll gojën kritikave, Interi gati të shpërblejë trajnerin rumun me rinovim të kontratës
Robert Lewandowski shënon sistematikisht me Bayern Munchen prej vitit 2014, kur la Dortmundin për t’u transferuar me parametra zero në Bavari.
33-vjeçari polak, i cili është kthyer në golashënuesin më të mirë të historisë së Bundesligës, ka kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Gjermanisë.
Edhe pse është shumë i lidhur me Bayernin, sulmuesi nuk e ka mohuar kurrë se do i pëlqente të provonte një tjetër aventurë në karrierë.
Lewandowski pret në verë një propozim nga drejtuesit e Bayernit në lidhje me rinovimin e kontratës. Bisedime nuk ka për momentin mes palëve.
Nëse në fund të sezonit nuk do të vijë oferta e re, polaku do të kërkojë shitjen e tij. Kujtojmë se Lewandowski përfiton rreth 24 milionë euro në sezon nga kontrata aktuale.
Top Channel