NATO-ja shton mbrojtjen/ Stoltenberg: Nuk ka zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë

16/03/2022 18:36

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg pas takimit me ministrat e mbrojtjes të aleancës i tha medieve se vendet e NATO-s janë të bashkuara në qëndrimin e tyre për të mos vendosur një zonë ndalimi fluturimi mbi Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të presidenti Volodymyr Zelensky.

“Nuk do të ketë dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë dhe ky është qëndrimi i bashkuar i aleatëve tanë. Ne shohim shkatërrim, shohim vuajtje njerëzore në Ukrainë, por kjo mund të bëhet edhe më e keqe nëse NATO ndërmerr veprime, që në fakt mund ta shndërrojnë këtë në luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, tha Stoltenberg.

Nga ana tjetër,Ministrat e mbrojtjes të NATO-s i urdhëruan të mërkurën komandantët ushtarakë  që të merrnin masa për të forcuar qëndrimin e aleancës për shkak të  një realiteti të ri të sjellë nga pushtimi rus i Ukrainës.

Me mijëra forca të NATO-s janë vënë në gatishmëri të lartë, ndërsa SHBA-ja ka rritur forcat e saj të dislokuara në të gjithë Evropën nga 80,000 në janar në 100,000  të tilla tanimë- një nivel që nuk ishte parë që nga viti 2005. harta

Mbi një e treta e këtyre trupave amerikane, 38,500 janë të stacionuara në Gjermani, ndërsa 12,000 janë në Itali dhe 10,000 janë në Poloni . po ashtu Ka 2500 trupa amerikane në tre vendet baltike.

 

 

Top Channel