Tërmeti me magnitudë 7.4 Rihter godet Japoninë/ Rrezik për cunami, 2 milion shtëpi në errësirë

16/03/2022 15:55

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter ka goditur Japoninë.

Epiqendra ishte në bregdetin lindor të Honshu, 83 km në juglindje të Ishinomakit.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi brigjet e Fukushimës në Japoninë veriore këtë të mërkurë, ndërkohë që ka një paralajmërim për cunami.

Mbi 2 milionë shtëpi në zonën e Tokios kanë mbetur pa energji elektrike. Tërmeti tronditi pjesë të mëdha të Japonisë lindore, duke përfshirë Tokion, ku ndërtesat u lëkundën ndjeshëm.

Rajoni është pjesë e Japonisë veriore që 11 vite më parë u shkatërrua nga një tërmet vdekjeprurës dhe më pas një cunami që shkaktoi gjithashtu shkrirjen e centraleve bërthamore.

Tokyo Electric Poëer Company Holdings, e cila operon në centralin bërthamor, tha se punëtorët po kontrollojnë për të parë nëse ka dëme.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për rrezikun e ​​një cunami pranë zonës Miyagi dhe Fukushima.

Der më tani, nuk ka raportime për viktima.

Top Channel