Sali Berisha thotë se Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) që kalon përmes Shqipërisë, dhe që është miratuar kur ai ishte kryeministër, ishte planifikuar të furnizuar me gaz gjithë Europën.
Sali Berisha bën përgjegjëse qeverinë për krizën energjitike në vend.
Një breshkë e llojit kareta-kareta ka dalë e ngordhur në plazhin e Vjetër të bregdetit të Vlorës.
Tokën e Zadrimës jemi mësuar ta shohim të mbjellur e duke prodhuar në çdo stinë të vitit,.
Disa persona janë arrestuar këtë mëngjes në Korçë në një operacion anri drogë.
Flakët kanë përfshirë katin e parë të një ndërtesë në qytetin e Lezhës, fatmirësisht pa viktima.
“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendit të vogël në bregdetin e Adriatikut mund të materializohet më shpejt nga sa pritej, dhe për shkak të pushtimit rus në Ukrainë”, kështu shkruan gazeta franceze Liberation duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me ekspertët dhe agjencinë gjermane të GIZ-it, po studion planin për të kthyer tre linja ekzistuese me korsi të dedikuara për autobusët, me qëllim lëvizjen më shpejt të qytetarëve.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bashkëbisedimin me gazetarët iu përgjigj pyetjes nëse do ta merrte në konsideratë një ftesë të mundshme për t’u bërë Presidenti i ri i Republikës.
Mes Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, përfaqësues të Partisë Demokratike në KQZ, Ilirjan Celibashi duket se do të presë vendimin e Gjykatës së Tiranës.
Ukraina thotë se ka rënë dakord me Rusinë për një korridor humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Presidenti i Këshilli Europian Charles Michel , ka udhëtuar drejt Kievit mëngjesin e sotëm.
Një kamion me 1.6 ton fruta kontrabandë që kishte hyrë në vend nga dogana e Kakavijës u ndalua në Gjirokastër.
Pasi i shpëtoi minutën e fundit një alarmi për sulm ajror, meteorologia ukrainase Svitlana Krakovska tha muajin e kaluar një të vërtetë të rëndësishme, që thotë se si ndryshimi i klimës ashtu edhe lufta kundër Ukrainës, janë të lidhura ngushtë me lëndët djegëse fosile dhe me varësinë tonë prej tyre.
Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen ndaj ish drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllci. Gjatë seancës paraprake Gëllçi, ka mohuar akuzat por ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Një furgon është përfshirë nga flakët këtë mëngjes teksa udhëtonte në aksin Elbasan-Tiranë.
Dy automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhaj, të Shkodrës.
“Nuk kam konflikte me askënd,” -kështu shprehet noteri Vasili Martini, zyra e të cilit u përfshi nga flakët orët e para të mëngjesit në Lezhë.
Tre të dyshuarit që u arrestuan për mashtrim me para false kanë dalë para gjykatës këtë të mërkurë.
Varrezat e Patosit janë dëmtuar gjatë natës nga persona të paidentifikuar.
Rusia e ka pushtuar dhe shkatërruar Ukrainën pa provokimin më të vogël nga kjo e fundit. Shumica e vendeve anëtar të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA janë bërë bashkë në dënimin e agresionit të presidentit Vladimir Putin. Disa prej tyre po i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake.
Tre shtetas janë arrestuar në kryeqytet pasi janë kapur me lëndë narkotike me vete.
Elton Bengaj që vrau ish-bashkëshorten shtatorin e vitit të kaluar është dërguar sot, pas mbylljes së hetimeve nga gjykata e Fierit, për gjykim për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” me pasoja të rënda, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike
Autori që dyshohet se plagosi 28-vjeçarin Edis Reçaj një natë më parë në Shkodër është identifikuar këtë të mërkurë.
Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.
Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim në pikë, krahasuar me një vit më parë, sipas raportit më të fundit të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion. Nuk ka asnjë përmirësim në të shtatë kriteret ku e bazon vlerësimin e saj kjo organizatë.
82,178 individë duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale deri në datën 30 prill, pasi kanë detyrimin pёr tё plotёsuar “Deklaratёn individuale vjetore tё tё ardhurave” pёr vitin 2021.
Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’ në qytetin e Lezhës.
Një automjet tip “Ford” ka marrë flakë teksa lëvizte në Llogora këtë mëngjes.
Dita fillon me mot paqëndrueshëm dhe kalime vranësirash në të gjithë vendin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u tha gazetarëve në Portsmouth, New Hampshire se nuk është i sigurt nëse do të udhëtojë në Ukrainë.
Senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis, thanë të martën në Beograd se Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të Jashtme me atë të Bashkimit Evropian.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ditën e sotme dha disa detaje nga pasojat e sulmeve ruse në Ukrainë, ndërsa paralajmëroi se lufta në vazhdim do të vazhdojë të “bëjë dëmin” në ekonominë globale.
AC Ajaccio ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Dunkerque në Ligën e dytë franceze dhe ka blinduar pozitat në vendin e dytë, teksa katër javë nga fundi e sheh veten si pretendente për t’u ngjitur në elitën e futbollit francez.
Një 28-vjeçar i identifikuar si Edis Reçaj është plagosur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen Perash të Shkodrës.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka shprehur pikëllimin e tij lidhur me dhunën në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, gjatë një telefonate që zhvilloi të martën me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog. Lideri turk ka paralajmëruar kundër kërcënimeve të statusit të kësaj xhamie.
Të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën, kjo ishte kryefjala e diskutimit mes presidenti Joe Biden dhe liderëve te tjerë evropian në një telefonatë të fundit, teksa Rusia ka intensifikuar sulmin e saj në rajonin e Donbas.
Pas vdekjes tragjike të tre vajzave në Greqi, ku e dyshuara kryesore është nëna e tyre Roula Pispirigou, autoritetet kanë nisur kontrollin e imtësishëm të telefonatave apo çdo gjë tjëtër që lidhet me celularin e saj.
Një operacion i policisë së kosovës i zhvilluar në Zveçan ka shkatërruar një shtëpi bari dhe ka vënë në pranga 4 serbë.
SHBA-ja është vënë në lëvizje ditën e sotme duke ndërmarrë më shumë hapa në ndihmë të Ukrainës. Kjo ndodhi pas rrethimit të lindjes së Ukrainës nga trupat ruse.
Të shtëna me armë janë dëgjuar pak çaste më parë në Shkodër.
Pas telefonatës me presidentin e SHBA-së, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka kryer edhe një telefonatë tjetër me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.
Një boksier britanik ka treguar së fundmi sesi trembej se do të vdiste kur grabitësit i zunë pritë në qendër të Londrës për t’i marrë orën luksoze Franck Muller Chronograph, para se të arrinte të shpëtonte bashkë me gruan e tij të tronditur Faryal Makhdoom.
Princi Harry ka treguar disa detaje nga takimi i tij me Mbretëreshën Elizabeth II pas largimit nga jeta mbretërore.
Rusia shpalli armëpushim rreth fabrikës së çelikut në Mariupol.
Rita Ora dhe familja e saj kanë qenë shpeshherë në vëmendjen e mediave, sido,mos nëna e Rita Orës Vera Ora, me komentet pikante që i bën të bijës në foto.
Nga e marta për të hyrë në Maqedoninë e Veriu nuk duhet të tregosh më në kufi një certifikatë vaksinimi dhe as një test negativ PCR.
Bizneset dhe sindikatat në Gjermani kanë bashkuar forcat për të kundërshtuar një embargo të mundshme të BE-së për gazin rus, duke thënë se ai do të ndalonte punën për industrinë.
Ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Cernochova, ka deklaruar ditën e sotme se republika çeke do të riparojë tanket ukrainase dhe transportuesit e blinduar të personelit të dëmtuar në luftime.
Sipas raportimeve lokale shtatë persona mbetën të vrarë ditën e sotme nga sulmet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
Qyteti i pushtuar ukrainas, Mariupol, mund të bjerë plotësisht në duart e forcave ruse brenda disa ditësh, ka thënë një zyrtar evropian për Reuters.
Misioni i prokurorisë është t’i shërbejë publikut duke proceduar me përgjegjësi, në mënyrë të paanshme dhe objektive, të mbrojë të drejtat e individit, por në rastin konkret nuk ndodh kështu.
Ndonëse e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, duke fituar dy nga tre garat e para sezonale, Charles Leclerc nuk ka kaluar një Pashkë të qetë, pasi i kanë vjedhur një orë dore Richard Mille 67-02, e personalizuar, me flamurin e Monacos në sfond.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se planifikon të dërgojë më shumë armatime luftarake në Ukrainë.
Forcat ukrainase në vijën e frontit në lindje të vendit thonë se janë të përgatitura për t’u përballur me sulmin e ri të forcave ruse.
Përplasje të ashpra vijonin sot mes forcave izraelite dhe demonstruesve palestinezë pas disa ditë dhune të ushtrisë ndaj protestuesve dhe besimtarëve në xhaminë e Al Aksa në Jeruzalem.
Noussair Mazraoui është në muajt e fundit të kontratës me Ajaxin dhe klube të shumta europiane janë vënë në garë për shërbimet e tij, megjithatë duket se 24-vjeçari maroken ka zgjedhur Mynihun si destinacionin e radhës ku do të vijojë karrierën.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka kryer një video-telefonatë ditën e sotme me aleatët amerikanë, teksa ofensiva ruse në Ukrainën lindore filloi.
19 humbje në 27 ndeshje, 15 prej tyre rradhazi e kanë kthyer kuadrën e Shkumbinit në një emër rekordesh negative dhe çudirash.
Mesditën e të martës, nxënësit e shkollave të 29 komunave të Kosovës marshuan nëpër rrugë.
Sibora Duka është vetëm 5 vjeç por flet rrjedhshëm anglishten. Ajo i këshillon shokët e saj për shqipen në gjuhën që të vegjlit sot kuptojnë më mirë. Efekt flet në anglisht
Procesi i vaksinimit anticovid në vend ka pësuar një ngadalësim, ndërkohë që direktiva e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për vendin tonë është që deri në fund të qershorit të 2022-shit, të jetë vaksinuar 70% e popullatës target mbi 16 vjeç.
Studioja e Për’puthen u përfshi nga debate të vazhdueshme të cilat sollën akuza nga të dyja palët.
Një shtëpi bari është zbuluar pasditen e sotme në në fshatin Kremestak të komunës së Zveçanit në një shtëpi dy katëshe.
Dezinformimi përmes lajme të rreme në disa portale përfshi sulmet kibernetike, janë armët që po përdorin më së shumti vendet jo mike, që punojnë kundra interesave të Shqipërisë e NATO-S.
Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit kërkon gjykimin e shkurtuar ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushes dhe të 18 të pandehurve të tjerë që u hetuan nga SPAK.
Ndezja e cigares gjithmonë shoqërohet me lëshimin e tymit që qarkullon në ajër që në momentin e parë.
Me sa duket Alesja dhe Rrushja nuk kanë arritur t’i sqarojnë mosmarrëveshjet midis tyre, duke rifilluar sërish takimet në studion e Për’puthen.
Vendet e Ballkanit po i kthehen qymyrit për të zbutur krizën e shkaktuar nga rritja e çmimit të energjisë.
Ndërsa luftimet janë ndezur në Ukrainë, Boris Johnson u tha sot deputetëve në Westminster se prioritetet e qeverisë në MB duhet të jenë afatgjata pasi përballen me goditjet ekonomike të agresionit rus.
Një gjykatë në Stamboll më 19 prill ka dënuar reperin Murda me mbi katër vjet burgim, pasi tekstet e këngëve të tij kanë “inkurajuar konsumimin e drogës”, tha avokati i tij për Dpa.
Policia në Melrose, Massachusetts tha se shoferja e moshuar që sapo kishte blerë një makinë dhe po praktikonte drejtimin e saj, humbi kontrollin e Range Rover dhe u përplas me tetë gurë varresh, duke shkelur vazhdimisht gazin në vend të frenave.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri një apel për pauzë humanitare katër ditore duke bazuar në ‘Javën e Shenjtë’, e cila fillon nga e enjtja e Madhe dhe deri të dielën e Pashkëve më 24 prill.
Një tjetër komandant i njërit nga batalionet ruse është vrarë ditën e sotme në Ukrainë, humbje kjo që ka një domethënie të madhe për Rusinë.
Marina Vjollca, e cila është nënë e një vajze të vogël të quajtur “Marget”, pavarësisht se nuk e ka treguar sesa shumë i ka ngjarë në pamje, ka treguar se e bija i ngjan në “vese”.
Njeriu më i pasur në botë ka thënë së fundmi se nuk zotëron një shtëpi dhe se shumicën e kohës fle në dhomat e miqve të shokëve të tij.
Fondi Monetar Ndërkombëtar në projeksionet e prillit për rritjen ekonomike shprehet se vendi ynë do të marrë goditjen më të fortë nga lufta në krahasim me vendet e rajonit.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se vendi nuk mund t’i lërë “fqinjët të vetëm” dhe u ka bërë thirrje kombeve të tjera të mbështesin “shpirtin luftarak” të Ukrainës.
Rusia nisi fazën e dytë të luftës me sulmin ndaj Donbasit dhe Kreminna ishte qyteti i parë që ra në duart e pushtuesve.
Rusia po sulmon pasditen e sotme zonën ku janë strehuar mbrojtësit e fundit të Mariupolit, uzinën e Azovstalit ku prodhohet sasia më e madhe e hekurit dhe e çelikut në Rusi.
Me titullin kampion në xhep, Paris Saint Germain po mendon për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe para se të provojë të sjellë futbollistë të rinj, duhet të pastrojë një pjesë të atyre që nuk bëjnë më pjesë në planet për të ardhmen.
Policia në Kaliforni ka publikuar videon ku shihen dy grabitës që përplasin një grua me makinë e më pas dalin për t’i marrë orën nga dora.
Kanadaja i është bashkuar Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-së në vendosjen e sanksioneve ndaj dy vajzave të rritura të Vladimir Putinit.
Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro bëri një postim prekës në rrjete sociale, pasi futbollisti njoftoi se djali i tij i porsalindur ka vdekur.
Personi që i shiti drogën reperit amerikan Mac Miller, është dënuar me 11 vite burg.
Presidenti rus Vladimir Putin ka takuar ditën e sotme kryeministrin e Armenisë Nikol Pashinyan, në Rusi.
Ministri i Jashtëm rus Lavrov mendon se me ofensivën në Ukrainën Lindore ka ardhur një fazë e re e luftës. Në qytetin e Mariupolit, me sa duket është sulmuar uzina e çelikut.
Tre shpërthime kanë ndodhur sot pranë në një shkolle në perëndim të kryeqytetit afgan Kabul ku u vranë gjashtë njerëz dhe u plagosen disa nxënës, njoftuan zyrtarët afganë të sigurinë dhe shëndetësisë.
“A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.
Ambientalisti Sazan Guri, ka vendosur të angazhohet në garën për kryetarin e ri të shtetit, por për këtë i duhen votat nga politika.
Ushtarët rusë kanë marrë nën kontroll qytetin lindor ukrainas Kreminna.
Autoritetet greke sekuestruan një cisternë të Moskës në Detin Egje, duke vepruar mbi bazën e sanksioneve që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Një 34-vjeçar me inicialet F.I është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Vlorë, pasi po transportonte pesë emigrant të paligjshëm.
“Keni kohë deri në orën 15.00 të dorëzoheni”, kreu i njësive paraushtarake të republikës filoruse të Donjeckut deklaroi se trupat speciale të saj kanë nisur sulmin ndaj fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, ku janë vendosur trupat e brigadës Azov dhe ato që mbeten nga bataljoni i 36-të i marinasve ukrainas.
Zëvëndëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk ka njoftuar ditën e sotme se Rusia ka kthyer 76 ukrainas në një shkëmbim të robërve të luftës.
Trupi i Orsolya Gaal ishte futur në një çantë sporti dhe më pas flakur rreth një kilometër larg shtëpisë së saj, para se vrasësi t’i telefononte me kërcënim të shoqit.
Me përfundimin e zgjedhjeve presidenciale e atyre parlamentare në Serbi, ku Aleksandar Vuçici dhe partia e tij u shpallën fituese, presioni ndërkombëtar mbi këtë vend për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, është rritur.