Sulmi në Donbas/ Amerika dhe Perëndimi premtojnë armë shtesë për Ukrainën

19/04/2022 22:37

Të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën, kjo ishte kryefjala e diskutimit mes presidenti Joe Biden dhe liderëve te tjerë evropian në një telefonatë të fundit, teksa Rusia ka intensifikuar sulmin e saj në rajonin e Donbas.

Telefonata përfshinte gjithashtu presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe erdhi pasi presidenti Joe Biden kishte pohuar  më herët gjatë së martës se ai do të dërgonte më shumë armë në Ukrainë.

Ndërsa Gjermania njoftoi se i ka shteruar armët që mund t’i ofrojë Ukrainës nga rezervat e saj, por do të punojë me prodhuesit privatë të pajisjeve ushtarake për të ndihmuar Kievin me kërkesat që ka, tha të martën kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ne jemi gati t’i bëjmë gjërat të mundshme (për Ukrainën),” shtoi ai.

Të premten, Scholz tha se qeveria e tij do të rrisë shpenzimet e ndihmës ushtarake të vendit në 2022 në 2.16 miliardë dollarë, nga të cilat një pjesë e madhe do të shkojë në Ukrainë.

Premtimet për armë vijnë pas thirrjeve të vazhdueshme nga presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky për aleatët që të rrisin furnizimet e tyre me armë në Kiev.

“Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, automjete blinduar, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë  na duhet gjithçka e mundshme për të zmbrapsur forcat ruse dhe për të ndaluar krimet e tyre të luftës”, tha Zelensky javës së kaluar.

Top Channel