Situata në lindje të Ukrainës, Joe Biden telefonatë me aleatët amerikanë

19/04/2022 20:08

Presidenti i SHBA Joe Biden ka kryer një video-telefonatë ditën e sotme me aleatët amerikanë, teksa ofensiva ruse në Ukrainën lindore filloi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se qëllimi i thirrjes ishte të diskutohej mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse.

Zyrtarët amerikanë janë shprehur se Uashingtoni e sheh ofensivën e Moskës si një fillim për operacionet më të mëdha dhe të pritshme në lindje.

Në telefonatë morën pjesë edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, si dhe liderët e Polonisë, Japonisë dhe Italia.

Top Channel