Carioca buzë Shkumbinit/ Ekipi me 7 brazilianë, por nuk janë mjaft për superioren

19/04/2022 19:58

19 humbje në 27 ndeshje, 15 prej tyre rradhazi e kanë kthyer kuadrën e Shkumbinit në një emër rekordesh negative dhe çudirash.

Me paraqitjet e saj sportive ata kanë siguruar tashmë rënien nga Kategoria e Parë për në të dytën nga ku erdhën një vit më parë.

“Siç e shifni situata është katastrofike, dhe kjo vjen për arsye se financat janë 0 dhe bashkia e peqinit nuk e ka marrë fare mundimin me ndihmu futbollin.”-Florenc Hasbajrami  shef klubi i skuadrës Shkumbinit

“Ca mund të bëjë një skuadër futbolli me 1 milion lekë të vjetra në muaj, për transferta, për të përgatitjen e  ndeshjeve për rroga lojtarësh apo ushqim. Sot na iku edhe trajneri…”- tha Florenc Hasbajrami , shef klubi i skuadrës Shkumbinit

Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshe, apo jashtë realitetit shqiptarë dhe krizës që është futur futbolli e cdo sport nga mungesat e financës apo mbështetja e qeverisë.

Megjithatë çdo e keqe e ka edhe një të mirë dhe këtë mungesë financash por pjesëmarrje në një ligë profesioniste, e kanë parë si shpresën e tyre të karrierës, një trajner kamerunas, 7 brazilianët, një japonez dhe një djalë nga Bangladeshi, pikërisht  në Peqin.

Të bësh mbi 9 km udhëtim për të luajtur pa para në Shqipëri tingëllon pak e cuditshme…grafike

“Kishin dëshirë të afirmoheshin në klube profesioniste, ne na pëlqeu kjo punë dhe i tham bujrum…”– tha Florenc Hasbajrami

Uniformat e Manchester United, apo Sao Paolos janë thjesht ëndrrat e tyre, sepse realiteti është ndoshta fanella e Luftëtarit që mban lojtari nga Japonia pavarësisht se ai si shokët e tjerë stervitet me atlete dhe jo me këpucë me taka…

Dy nga 10 lojtarët e pranishëm në këtë seancë stërvitore janë dy të rinjtë por ama peqnias, si Arnold Rrushi dhe Ali Llacja.

“Ka shumë të huaj në ekip, më e mira do të ishte që djemt e peqinit të luanin për peqinin, por mungesat e financave bën që të huajt të vijnë dhe të ofrojnë shërbimet e tyre për 0 lekë.”- tha futbollisti Arnold Rrushi.

“Gjëja më kryesore për ne është që të mësojmë, pastaj të kemi një karrierë sa më të mirë.”– tha futbollisti Ali Llacja.

Të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe Kazutaka Sato, 23-vjecari nga Japonia.

“Jam nga japonia, kam këtu 4 muaj. Kam luajtur futboll në vendin tim me universitetin si amator, por dua të luaj si profesionist, dua të luaj në Europë, gjeta këtë skuadrën i shkruajta në facebook dhe erdha.  Unë jetoj në stadium… familja ime eshte ne Japoni, do të kthehem atje kur të bëhem futbollist i madh.” – tha futbollisti Kazutaka Sato.

Top Channel