Pamjet e rënda kur gruaja përplaset nga makina teksa kërkon t’i shpëtojë grabitjes (video)

19/04/2022 17:50

Policia në Kaliforni ka publikuar videon ku shihen dy grabitës që përplasin një grua me makinë e më pas dalin për t’i marrë orën nga dora.

Pamjet tregojnë gruan që vrapon nëpër rrugë jashtë kontrollit, ditën e 11 prillit ne Los Angeles.

Ajo e dëshpëruar tenton të sinjalizojë një fuoristradë të bardhë në rrugën me një drejtim, teksa ndiqen nga makina e argjendtë tip Dodge Challenger. Por mjeti fuoristradë i shmanget gruas dhe largohet ndërsa pas tij vjen Dodge e grabitesve që e aksidenton.

Një anëtar i publikut duket që tenton të ndihmojë gruan, por sprapset kur dy grabitësit dalin nga makina dhe shkojnë për të marrë diçka në tokë.

Pasi ata largohen vullnetari kthehet te viktima e aksidentit, e cila për fat kishte marrë vetëm plagë të lehta, njoftonte policia  në një njoftim për shtyp.

Krimi shokues është pjesë një seri grabitjesh në qytetin e Los Angeles ku shpesh grabitësit shënjestrojnë viktimat në zona të izoluara ose jashtë shtëpive të tyre.

Incidenti në pamje ndodhi në zonë e dyqaneve të bizhuterive teksa viktima po vizitonte një prej tyre. Ajo ishte ndjekur nga makina e grabitësve dhe më pas ishte sulmuar fillimisht  nga një prej grabitësve që kishte dalë nga Dodge.

Por grabitësit mizorë e ndoqën prenë e tyre derisa arritën të vidhnin atë që synonin prej saj.

FOTO GALERI
1/4
Policia në Kaliforni ka publikuar videon ku shihen dy grabitës që përplasin një grua me makinë e më pas dalin për t’i marrë orën

Top Channel