Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Policia në Kaliforni ka publikuar videon ku shihen dy grabitës që përplasin një grua me makinë e më pas dalin për t’i marrë orën nga dora.
Pamjet tregojnë gruan që vrapon nëpër rrugë jashtë kontrollit, ditën e 11 prillit ne Los Angeles.
Ajo e dëshpëruar tenton të sinjalizojë një fuoristradë të bardhë në rrugën me një drejtim, teksa ndiqen nga makina e argjendtë tip Dodge Challenger. Por mjeti fuoristradë i shmanget gruas dhe largohet ndërsa pas tij vjen Dodge e grabitesve që e aksidenton.
Një anëtar i publikut duket që tenton të ndihmojë gruan, por sprapset kur dy grabitësit dalin nga makina dhe shkojnë për të marrë diçka në tokë.
Pasi ata largohen vullnetari kthehet te viktima e aksidentit, e cila për fat kishte marrë vetëm plagë të lehta, njoftonte policia në një njoftim për shtyp.
Krimi shokues është pjesë një seri grabitjesh në qytetin e Los Angeles ku shpesh grabitësit shënjestrojnë viktimat në zona të izoluara ose jashtë shtëpive të tyre.
Incidenti në pamje ndodhi në zonë e dyqaneve të bizhuterive teksa viktima po vizitonte një prej tyre. Ajo ishte ndjekur nga makina e grabitësve dhe më pas ishte sulmuar fillimisht nga një prej grabitësve që kishte dalë nga Dodge.
Por grabitësit mizorë e ndoqën prenë e tyre derisa arritën të vidhnin atë që synonin prej saj.
Top Channel