Gruaja e trazuar hyn e armatosur me ‘shotgun’ duke terrorizuar spitalin në Turqi (fotot)
07/10 21:55
Sipas raportimeve lokale shtatë persona mbetën të vrarë ditën e sotme nga sulmet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
Tre nga shtatë viktimat ishin punonjës të urgjencës të cilët po përpiqeshin të çaktivizonin bombat e pashpërthyera në rajon.
Kryebashkiaku, Ihor Terekhovc dhe prokuroria kanë bërë një përditësim të numrit të viktimave duke konfirmuar numrin e saktë.
“Më shumë se 10 ndërtesa banimi janë dëmtuar, si dhe garazhe dhe një supermarket”, thuhet në në deklaratë.
Sulmet me raketa vazhduan edhe ditën e sotme në rajonin e Kharkivit, ndërsa forcat ruse janë përqëndruar kryesisht në zonat lindore të Ukrainës.
Top Channel