Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

19/04/2022 16:46

Një 34-vjeçar me inicialet F.I është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Vlorë, pasi po transportonte pesë emigrant të paligjshëm.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi”, Himarë, duke transportuar 5 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të palgjshme në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel