Gjyqi i kryebashkiakut/ Fatos Tushe, gjyq me procedurë të shkurtuar për tenderin 24 milionë lekë

19/04/2022 19:37

Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit kërkon gjykimin e shkurtuar ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushes dhe të 18 të  pandehurve të tjerë që u hetuan nga SPAK.

Kujtojmë se Tushe kërkoi gjykim të shkurtuar më 24 shkurt gjatë seancës paraprake. Pritet që  procesi ndaj ish zyrtarëve të bashkisë së Lushnjes të mbyllet me tre seanca ku pas leximit të akuzave të SPAK dhe pretencës, e dhënies së mbrojtjes Gjkko do dalë në një vendim përfundimtar. 19 të pandehurit e SPAK po gjykohen me gjykim të  shkurtuar dhe për këtë ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit.

Për dy të tjerë , Ujar Murati dhe Natasha Myrtaj, u veçua gjykimi dhe  ata do ti nënshtrohen gjykimit  të zakonshëm. Ndaj të  dyshuarve SPAK ka  ngritur akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe shkeljes së barazisë në tendera”.

Sipas SPAK ish-kryebashkiaku dhe vartësit e tij dyshohet se abuzuan me një tender me vlerë 24 milion leket per rehabilitimin e nje kanali vaditës në Bishqem të lushnjes. SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje për dhënien e tenderit në favor të miqve të tij.

Në dosjen hetimore thuhet se ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqej shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

Top Channel